Një nga gratë që sulmuan Kim Jong-nam në aeroportin e Kuala Lumpurit shfaqi shenja sëmundjeje, të tilla si të vjella të përsëritura, nga kontakti me agjentin “VX”, gazi nervin që u përdor, sipas ekzaminimeve paraprake, për të vrarë vëllain e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un: kështu ka deklaruar kreu i policisë së Malajzisë Khalid Abu Bakar, duke vënë në dukje se gazi është i ndaluar ndërkombëtarisht. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për nënshtetasen vietnameze, apo atë indoneziane. /bota.al
Less than a minute