Një flotë e madhe ushtarake u kap nga imazhet satelitore ndërsa lundronte në Detin e Kinës meridionale sipas agjencisë Reuters. U kapën rreth 40 anije lufte dhe ato mbështetëse afër ishullit Hainan. Ishte gjithashtu edhe aeroplanmbajtësja Liaoning si dhe një grup nëndetësesh. Javën e kaluar Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit kishte raportuar që i njëjti grup kishte lundruar në ngushticën e Tajvanit. Imazhet u kapën nga amerikania “Planet Labs Inc” dhe tregojnë një shtim të tensioneve në rajonin strategjik, ku Kina ka pretendime territoriale me disa shtete dhe ku marina amerikane kërkon të mbajë të lirë lundrimin. Nuk është e qartë se deri ku u drejtua flota, as dhe cili ishte objektivi i këtyre manovrave dhe për momentin nuk ka patur komunikim zyrtar nga ana e Kinës.
Sipas ekspertit të sigurimit Collin Koh nga shkolla e studimeve ndërkombëtare në Singapor, përpos aeroplanmbajtëses dhe nëndetëseve u identifikuan shkatërruese, fregata, korveta si edhe një naftëmbajtëse për furnizim. Është e pazakontë të shohësh flota të kësaj madhësie në këtë rajon. Në vitet e fundit marina e luftës kineze është rritur në numër dhe në kapacitet dhe Liaoning, aeroplanmbajtësja e parë e saj, është emblemë e flotës. Ka dyshime për pjesën tjetër të botës mbi kapacitetet operative dhe pushtetin real. Ajo që po demostron mund të jetë për të testuar. Në Detin e Kinës së Jugut, një nga rrugët më të ngarkuara në botë, Pekini ka pretendime territoriale me Vietnamin, Filipinet, Malajzinë, Brunein dhe Tajvanin. Kjo është arsyeja që ky vend ka ndërtuar ishuj artificialë jo ligjorë për të konsoliduar prezencën dhe për të rritur shpeshtësinë e patrullave të saj që për momentin ka arritur të shkëmbehet me anijet e luftës së marinës amerikane që po përpiqen të ruajnë lirinë e lundrimit në këtë rrugë. / bota.al