Horizonti.al

Kinë, kur Garda e Kuqe sulmonte njerëzit, pse ndalonin me semafor të kuq

Screen Shot 2016-08-30 at 14.46.29Garda e Kuqe ishte vazhdimisht në vëzhgim të çdo gjëje që mund të ishte kundër-revolucionare. Në shtator të vitit 1966, disa prej tyre vunë re diçka “tinzare” – njerëzit ndalnin makinat, kur shihnin dritat e kuqe të trafikut. Duke qenë se e kuqja ishte ngjyra e partisë, grupi vendosi që ndalimi i makinës me dritë të kuqe dhe ecja me dritë jeshile, “pengonte progresin e revolucionit,” dhe ata marshuan për të kërkuar që t’i jepej fund. Që atëherë deklaruan ata, do i detyronin njerëzit të kalonin me të kuqe. Fatmirësisht, Garda e kuqe u ndalua nga Kryeministri Chou En-LaI para se të mund të vinin në zbatim planin e tyre. Kryeministri Chou u ul me ta dhe i siguroi se ndalimi me dritë të kuqe simbolizonte që partia “garanton sigurinë e të gjitha veprimtarive revolucionare”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button