Analiza

KINE-SHBA / A është historike marrëveshja ?

Barack Obama, Xi JinpingBastien Alex, Studjues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, specialist i çështjeve mjedisore dhe energjitike

Përse është historike marrëveshja mbi klimën e përfunduar midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës? A është ky një ogur i mirë për konferencën që do të mbahet në Paris për klimën (COP 21)?

Nëqoftëse kjo marrëveshje mund të jetë konsideruar historike, ajo është për karakterin e saj origjinal. Asnjëherë Kina dhe Shtetet e Bashkuara, përkatësisht në vend të parë dhe të dytë në lëshimin e e gazrave me efekt serre në nivel botëror, nuk janë afishuar pranë njëri-tjetrit për të përmendur objektivat e pakësimit të lëshimit të sasisë së tyre të gazrave me efekt serre (me një kulm të lëshimit të njoftuar “rreth vitit 2030” për Pekinin dhe një pakësim prej 26% deri 28% deri në vitin 2025 në raport me vitin 2005 për Uashingtonin). Kjo përbën, nga kjo pikpamje, një sinjal pozitiv për konferencën që do të mbahet për disa javë në Lima dhe atë të Parisit për vitin e ardhshëm duke dhënë një mesazh diplomatik të një vullneti të mirë, sigurisht i kufizuar, por që ja vlen të mbahet shënim.

Çfarë rezultatesh të efekshme mund të priten nga kjo marrëveshje? Objektivat e shpallura nga palët, a do të mbahen?

Edhe në se ka sinjale pozitive, është e mira që të mos kemi një entuziasëm të tepërt. Ne kemi parë që disa senatorë amerikanë, si psh. Mitch McConnell, udhëheqësi i ardhshëm i shumicës republikane në Senat, janë nxituar duke kritikuar sjelljen e presidentit Obama si edhe tekstin, çka konfirmon se po qe se është e nevojshme një marrëveshje ndërkombëtare detyruese nuk do mbijetonte pa një shqyrtim të Kongresit të sapozgjedhur.

Kjo marrëveshje mundet t’i referohet kuadrit të objektivave të marra nga Shtetet e Bashkuara në Kopenhagë dhe pra të evitojnë Kongresin.

Nga ana kineze, duhet thënë se objektivat e afishuar parashikojnë një ndryshim të lëshimit të gazrave “rreth vitit 2030”. Nëse konsiderojmë ritmin e rritjes të lëshimit të gazrave të parashikuar nga Kina, kjo do të thotë që duke ndjekur lëshimin e gazrave në atmosferë gjatë pesëmbëdhjetë viteve, Kina do të varrosë përfundimisht objektivin për të kufizuar rritjen e temperaturave në 2°C. Gjë që nuk është një lajm i mirë, plus shumëkush nuk e beson në të vërtetë qysh me konferencën e Kopenhagës në vitin 2009. Përveç kësaj, duhet të kujtojmë se bëhet fjalë për angazhime kombëtare, të cilat do të jenë pra të kontrolluara vetëm nga qeveritë.

Kjo marrëveshje, a i jep fund parimit të “përgjegjësive të përbashkëta, por të diferencuara”, deri tani i mbrojtur nga autoritetet kineze?

Jo, sepse nga një anë ai parashikon një regjim të posaçëm për lëshimin e gazrave deri në vitin 2030 për Kinën, gjë që imponon një diferencim vis-à-vis vendeve evropiane . Ajo që është e habitshme në strategjinë e Pekinit, është se Kina ka kërkuar këto vitet e fundit t’i afrohej vendeve në zhvillim, disa prej të cilave e kanë kritikuar shumë për faktin e një rritjeje të madhe të sasisë së lëshimit të gazrave.

Për të kundërshtuar këtë kritikë, Kina ka kritikuar prej disa kohësh, mungesën e angazhimeve financiare të vendeve të zhvilluara për kontributin për Fondin e Gjelbërt për klimën dhe theksonte përgjegjësinë e tyre historike.

Me këtë afishim me Shtetet e Bashkuara, e cila më parë renditej në vendin e parë, si dhe me formulimin e angazhimeve, Kina mban një pozicion të ri dhe shpreh më në fund një objektiv të shifruar, në plotësim të shifrave të caktuara për pakësimin e sasisë së gazrave.Tani do të jetë interesante të vëzhgojmë si do të reagojnë vëndet e tjera nga të cilët priten kontribute për pakësimin e lëshimit të gazrave me efekt serre në muajt e ardhshëm. Kina dhe Shtetet e Bashkuara sapo kanë hapur ballon diplomatike, por asgjë akoma nuk është bërë për vitin 2015.

Pergatiti: bota.al

Leave a Reply

Back to top button