Bota

Kinë, zjarr në hotel, të paktën 10 të vdekur

Të paktën 10 viktima nga zjarri që shpërtheu sot në mëngjes HNA Hotel Platinum Mix në Nanchang, kryeqyteti i Provincës Jiangxi: është ky raporti më i fundit nga zjarri, ndërsa vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit.

Flakët, që shpërthyen në orën 8:00 me orën lokale u shuan pas disa orësh. Zjarrfikësit kanë gjetur shtatë trupa në rrënoja, ndërkohë që tre nga 16 njerëzit që u sollën në spital vdiqën për shkak të lëndimeve, sipas agjencisë Kina e Re. Hotel 4-katësh është i lidhur me një tjetër me 24 kate, nga të cilat janë evakuuar më shumë se 260 banorë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button