Enciklopedike

KINE/Fiton 2500 euro në muaj duke u vetëofruar si thes për boksierët! (Video)

Screen Shot 2014-12-16 at 5.04.59 PM

Në pamje duket si pjesë e repertorit të një cirku të shekullit të shkuar, por në realitet është mënyra që  ka zgjedhur një kinez për të fituar bukën e gojës, një improvizim ky i detyruar pas pushimit nga puna. Që prej vitit 2004, 48-vjeçari Xie Shuiping filloi të ofrojë veten si thes njerëzor për boksierët. Këtë punë e ka nisur disi rastërisht: pas viteve të tëra me punë në rënda, Xie kishte zhvilluar mjaft muskujt, në veçanti ato të barkut dhe një ditë mori pjesë në një festë promocionale në një supermarket, ku sfidantët përpiqeshin ta godisnin me grushta në stomak. Pavarësisht se mund të duket e çuditshme, Xie u zbavit jo pak nga kjo eksperiencë, duke dhënë edhe shfaqje të tjera të këtij lloji, deri sa e kuptoi se kjo mund të ishte një mënyrë për të fituar jetesën e përditshme. Aktualisht Xie fiton më shumë se 2.500 euro në muaj, duke marrë vazhdimisht grushte në stomak, një shifër kjo jo e vogël po të krahasohet me pagën mesatare në Kinë. Sfidantët kanë të drejtë që të qëllojnë 3 herë me grusht në stomakun e Xie dhe kur arrijnë që ta lëkundin, fitojnë një çmim nga biznesi që organizon shfaqjen e që zakonisht është ndonjë pije falas. Xie mendon se puna e tij i ndihmon njerëzit edhe që të shfryjnë nervat: “Nëse jeni të xhindosur me sheifn taj në punë apo gruan në shtëpi, mos e kapni me ta. Derdheni vrerin mbi mua! Le të punojmë që shoqëria jonë të jenë sa më në harmoni”. Edhe pse gruaja dhe vajza e tij, kërkojnë që ai t’i japë fund kësaj lloj pune, Xie as nuk e ka ndërmend një gjë të tillë, madje ka dëshirë që të zhvillojë një tur shfaqjesh edhe në SHBA, duke shfrytëzuar kështu rastin për të vizituar varrin e Bruce Lee, heroit të tij të preferuar.

https://www.youtube.com/watch?v=pqgv_ncjtyE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close