Bota

Kini frikë – kini shumë frikë! Donald Trumpi është këshilltari i vetvetes për politikën e jashtme

 

Por në këtë moment ne të gjithë kemi fjalët e tij, dhe mbi këtë bazë, një presidencë Trump është një mundësi vërtetë e frikshme. Pak javë më parë, komentatorja e “The Washington Post”, Anne Applebaum paralajmëroi se mund të jemi vetëm tre votime larg nga shpërbërja e rendit ndërkombëtar të pasluftës: zgjedhja e Trumpit, dalja e Britanisë së Madhe nga BE dhe një presidencë Marine Le Pen në Francë.  Nga provat që kemi në dispozicion, vetëm e para do të mjaftonte…

tr

Rupert Kornuell

“Po flas me Numrin Një, veten time”. Nuk kanë kaluar as tre muaj nga ky vit, por për planetin tonë këto mund të jenë shtatë fjalët më të tmerrshme që janë thënë për 2016-ën.

Dhe nuk ka nevojë të hamendësosh se nga goja e kujt kanë dalë në një intervistë për MSNBC. Donald Trump, manjat pasurish të paluajtshme, një njeri i famshëm shfaqjesh reality dhe kandidati favorit në Partinë Republikane, u pyet se kush e këshillonte për politikën e jashtme, ku deri tani ka spikatur me fyerje, me pozicione për çështje që ndryshojnë brenda 24 orësh, dhe kërcënime për këdo dhe çdo shtet që do guxojë ti zërë rrugën Amerikës. Politika e jashtme është një fushë ku presidentët e SHBA, kaq të shtrënguar prej kontrolleve dhe ekuilibrave të politikës së brendshme, kanë një pushtet përgjithësisht të pakufizuar. Prej javësh tashmë, njeriu që aspiron të ketë gishtin mbi butonin e armës bërthamore, ka premtuar të zbulojë ekipin e tij të këshilltarëve.

Mos kini dyshime: nëse ndodh ajo gjë që dikur ishte e paimagjinueshme dhe Trumpi gjendet një ditë në Zyrën Ovale, ai do të ketë këshilltarë. Asnjë president, sado ekspert në çështjet ndërkombëtare, nuk mund të ruajë hapin me ngatërresat e një bote shumë komplekse, e jo më një bote kaq të çrregullt dhe të rrezikshme sa kjo ku jetojmë. Vendimet për luftë ose paqe, samitet me Rusinë dhe Kinën, dhe çështja delikate e ruajtjes së aleancave…

[real3dflipbook id=”1029″]

Leave a Reply

Back to top button