Psikologji

Kini kujdes, sepse stresi ju bën më pak tërheqës

Relaksohuni, mund të keni një pamje më të mirë.

Një studim i vitit 2010 i kryer nga studiuesit në Finlandë, Afrikën e Jugut, Britaninë e Madhe, Letoni dhe Estoni, ka zbuluar se gratë me nivele të lartë kortizoli, që është hormoni i stresit, perceptoheshin nga meshkujt heteroseksualë si më pak tërheqëse.

Edhe pse burrat nuk kishin asnjë informacion për nivelin e kortizolit të grave (vetëm studiuesit i dinin), dukej se ai kishte ndikim në tërheqjen e perceptuar prej burrave. Sipas studiuesve, është e mundur që një nivel i ulët i kortizolit (dhe stresit) tregon për një shëndet dhe pjellori më të mirë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button