Enciklopedike

Kishit dëgjuar për revoltën e birrës?

Çikago, Shtetet e Bashkuara, 1855: Kryengritja shpërtheu kur kryebashkiaku lëshoi një urdhër që, përveç trefishimit të çmimit të licencimit të alkoolit, ndalonte hapjen e pijetoreve të dielën! Reagimi i komunitetit imigrant gjerman (pijetarë të mëdhenj të birrës!) ishte i menjëhershëm: e diela ishte në fakt e vetmja ditë e lirë, e vetmja kohë që ata mund të pushonin pas gjashtë ditëve punë, dhe mohimi i kësaj mundësie u interpretua si një diskriminim ndaj tyre.

Ata nuk u pajtuan me urdhërin, dhe pas arrestimeve të para grupet e organizuara mësynë nëpër rrugë duke organizuar një revoltë të vërtetë, e cila u shtyp nga policia. Kryetari i bashkisë, megjithatë, nuk u rizgjodh … dhe pasardhësi i shfuqizoi urdhërat. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button