Sport

Kishte emrin e Michael Oliver, tifozët e Juventus abuzojnë me dentistin

Një dentist me të njëjtin emër si arbitri anglez është abuzuar në mënyrë të padrejtë nga tifozët e futbollit.

Michael Oliver, 57 vjeç, është bombarduar me mesazhe pasi arbitri britanik akordoi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes së kthimit të Real Madrid ndaj Juventus të mërkurën.

Oliver, nga Chester le Street, County Durham, ishte duke parë një emision vendas me gruan kur filloi të merrte mesazhe ofenduese nga tifozët italianë.

Babai i tre fëmijëve ka punuar si dentist për 35 vite përpara se të dilte në pension.

Bio e tij në Twitter tani lexohet: “Të dashur italianë më lini të qetë, nuk jam arbitër…”

“Nuk kam parë ndonjëherë abuzim të tillë. Disa nga komentet ishin shumë të rënda. Më pas u zgjova dhe dhjetëra mesazhe kishin ardhur duke më ofenduar. Por duket qartë se nuk jam arbitri Michal Oliver,” shprehet dentisti.

Leave a Reply

Back to top button