Muzike

Kjo është arsyeja pse Kina ndalon transmetimin e këngës së Shqipërisë në Eurovizion

Televizioni kinez Hunan TV, ka çensuruar transmetimin  e Eurovizionit  2018, në këtë gjysmëfinale të parë, duke lënë jasht performancën e Shqipërisë dhe Irlandës.

Hunan TV, nëpërmjet shërbimit të tyre të internetit MangoTV, transmeton gjysmëfinalen e fundit të Eurovizionit të Këngës 2018, por jo pasi bëri disa redaktime në shfaqje. Performanca nga Irlanda dhe Shqipëria u anashkalua plotësisht, gjithashtu duke na hequr dhe  nga videot e shkurtra ku shfaqeshin gjysmefinalistët.

Shqipëria, Eugent Bushpepa dhe performanca e tij e “Mall”, u anashkalua dhe nuk u lejua të transmetohej në asnjë televizion kinez për shkak të ligjit të Kinës që dënon  interpretuesit televizivë të cilët kanë tatuazhe.

Irlanda, nga ana tjetër, u censurua për shkak  të përmbajtjes  pro LGBT, të cilën Kina e dënon gjithashtu. Performanca e Ryan O’Shaughnessy e “Së bashku”, në mënyrë simbolike paraqiti një kërcim romantik me dy burra. Pjesë të performancës së Zvicrës u censuruan gjithashtu me shirita të paqartë, për të mbuluar flamujt në audiencë.

Gjatë shpalljes së të kualifikuarve, megjithatë, reagimet e Shqipërisë dhe Irlandës u lanë të paprera./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button