Bota

Kjo është deklarata e Barack Obamës pas referendumit në Britani

Screen Shot 2016-06-24 at 15.57.52Edhe pse ai do të kishte preferuar që Britania e Madhe të qëndronte në Bashkimin Evropian, Presidenti Barak Obama tha se e respekton vendimin e popullit britanik.

“Populli i Mbretërisë së Bashkuar kanë folur, dhe ne e respektojmë vendimin e tyre”, ka thënë Obama në një deklaratë, pas daljes së rezultateve për largim nga BE-ja të referendumit në Britani, përcjell Telegrafi. “Marrëdhënia e veçantë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara është e qëndrueshme, dhe anëtarësimi i Mbretërisë së Bashkuar në NATO mbetet një gurthemel i rëndësishëm i politikës së jashtme të sigurisë dhe politikave ekonomike të SHBA-ve”, shtoi Obama.

Obama siguroi gjithashtu ata në Bashkimin Evropian, për të cilët tha se kanë bërë “aq shumë” për të nxitur stabilitetin dhe rritjen ekonomike, që marrëdhëniet e bllokut me SHBA-të do të mbeten të pandryshuara. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button