Letra e një krimineli të burgosur drejtuar mamasë së tij i ka habitur dhe prekur të gjithë. Një djalë i dënuar me burgim ka shkruar një letër në të cilën ai shpall fajtore nënën e tij, e cila nuk diti si ta edukonte dhe gjithmonë kur gabonte, ajo nuk e korrigjonte. Kjo letër është bërë virale dhe shumë njerëz kanë shprehur keqardhje për këtë djalë.
Kjo është letra:
Mama nëse do kishte drejtësi në këtë botë do të ishim të dy të dënuar jo vetëm unë. Je po aq fajtore sa unë, madje je fajtore edhe për jetën që do humb. E mban mend kur solla në shtëpi një biçikletë të vjedhur?
Më ndihmove ta fshihja që babai të mos e zbulonte dhe të mos më dënonte. E mban mend kur vodha para nga portofoli i fqinjit?
I shpenzove me mua në qendrën tregtare. E mban mend kur u zure me babain dhe ai u largua?
Ai donte të më korrigjonte sepse në vend që të studioja , kopjova në provim…dhe në fund më përjashtuan nga shkolla.
Ti u ktheve kundër babait mësuesve dhe si përfundim unë nuk mësova asgjë, përveçse të isha një kriminel. Mama unë isha vetëm një fëmijë, më pas u bëra një adoleshent problematik dhe tani jam një burrë agresiv dhe jotolerant.
Mama, unë isha thjesht një fëmijë që kishte nevojë të korrigjohej jo të më aprovohej çdo gjë që bëja. Por, sidoqoftë unë të fal. Kërkoj vetëm diçka nga ti, që këtë letër ta lexojnë sa më shumë prindër në botë. Të kuptojnë përgjegjësinë që kanë në rritjen e një fëmije, ta bëjnë një njeri të rritur që mund të veprojë mirë ose keq.
Faleminderit mama, që më dhe jetën dhe që më ndihmove ta humbas.
Djali yt kriminel.