Analiza

Kjo është fjala më e rrezikshme e këtyre kohërave

fjalaAjo nënkupton pushtim. Ajo nënkupton marrje territoresh. Ajo nënkupton luftë. Novorossia, kjo është fjala më e rrezikshme e kohës sonë! Tani edhe vetë presidenti rus, Vladimir Putin, 61 vjeç, flet hapur për këtë. Ai do që të ndajë Ukrainën! Ai do një shtet të ri! Ai do Novorossia-n!
Për herë të parë cari i Kremlinit foli dje për pavarësinë e Ukrainës Lindore. “Bisedimet për organizimin politik dhe pavarësinë e Ukrainës Lindore duhet të nisin menjëherë,” tha Putin.
Menjëherë pas kësaj, zëdhënësi i tij në Kremlin tentoi që të minimizonte efektet e kësaj deklarate. Ai tha se Ukraina Lindore do mbetet pjesë e Ukrainës.
Por fakt është se që prej pesë muajsh, Rusia po mbështet separatistët pro- rusë. Ata vazhdojnë që të marshojnë në Ukrainën Lindore. Në fshatin Novosvitlivka, tanket ruse kanë shkatërruar praktikisht çdo shtëpi, bëri të ditur një zëdhënës i ushtrisë. Separatistët kanë risjellë në jetë idenë e Novorossia-s. Këtë provincë e kishte pushtuar në shekullin e 18-të ushtria e carit nga osmanët. Kjo zonë është një e treta e Ukrainës së sotme. Në prill të këtij viti, Putin tha se kjo krahinë i është dhënë Ukrainës në vitin 1917. Pak pas kësaj deklarate, nacionalisti rus, Vladimir Shirinovski kërkoi që të kërcënohen me armë bërthamore shtetet xhuxhe si Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania.
Pavarësisht përshkallëzimit në Ukrainë, drejtuesit e shteteve të BE nuk arritën gjatë një samiti në fundjavë që të bien dakord për sanksione shtesë ndaj Rusisë. “Rusia është praktikisht në luftë kundër Europës,” paralajmëroi presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite.
Për shkak të kërcënimit nga Rusia, NATO do përgatisë gjatë fundjavës në një samit në Uells, një plan përgatitje.
Plani parashikon:
-Pesë pika mbështetëse në Baltik, në Poloni dhe Rumani, me nga 600 ushtarë.
-Manovra permanente në shtetet lindore të NATO-s.
-Armatosje dhe vënie në gjendje gatishmërie të bazës multinacionale Stettin në Poloni.
-Një trupë sulmuese e shpejtë me deri në 4 mijë ushtarë do jetë gati brenda pak ditësh.
-Sot gjashtë avionë luftarakë gjermanë nisi mbikëqyrjen e hapësirës ajrore mbi Estoni, Letoni dhe Lituani.
Por armë nuk do dërgohen në Ukrainë. Vetë kancelarja Merkel tha se pozicioni i saj nuk do ndryshojë. “Gjermania nuk do dërgojë në asnjë mënyrë armë,” tha ajo. *BILD
Marre nga gazetatema.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close