Ky është personi që masakroi dhjetëra turistë në një plazh në Tunizi.
Ekstremistët islamikë të ISIS thonë se personi që kreu sulmin është Abu Yahya Qayrawani.
Ai hapi zjarr mbi turistët perëndimorë, duke vrarë 38 persona, shumica e të cilëve britanikë.
Terroristi u vra nga forcat e sigurisë, ndërsa një bashkëpunëtor i tij është arrestuar.
Dëshmitarët thanë për Daily Mail se terrroristi u pa duke qeshur dhe bërë shaka me pushuesit, dhe dukej si një turist normal.
Por thuhet se ai po i zgjidhte me kujdes viktimat, ndërsa Kallashnikovin e kishte të fshehur në çadër.
Një 22-vjeçar britanik tha se u vendos përballë me terroristin me Kallashnikov në dorë. Ai ishte bashkë me mamanë.
Megjithatë ai nuk qëlloi.
“Më pa drejt në sy. Mendova se do vdes. Nuk e di pse ndaloi. Ai mund të vriste këdo”.
Në vend që të qëllonte drejt tyre, ai qëlloi përtokë, duke i lejuar të dy të arratisen në një tualet aty pranë.