Një studente po financon shkollën e saj të mjekësisë duke punuar si një sirenë ‘e vërtetë’ dhe ajo fiton deri në 100 dollarë në orë.
Yasmin Awan, e cila mban një bisht dhe noton në ujë pa ndonjë pajisje zhytëse, duke u prezantuar në pishinë dhe në festa fëmijësh për t’i argëtuar ata me pamjen e saj prej sirene. Ajo është 22 vjeç, dhe studion Mjekësinë në Universitetin e Sheffield, thotë se e do atë punë dhe se ajo është shumë e paguar.
Ajo tha: “Në fillim zbulova se mund të bëhesh një sirenë kur pashë një reklamë për kampin e sirenëve. Me të vërtetë më ka intriguar dhe mendova se mund të ishte shumë zbavitëse.Ne na mësohej zhytja e lirë, e cila është zhytja nënujore që mbështetet në aftësinë e zhytësit për të mbajtur frymën e tij, sesa në përdorimin e ndonjë pajisjeje si scuba”.
Yasmin dhe sirenet e tjera u pyetën në fund të kursit nga pronarja e këtij kursi se nëse ato dëshironin ti bashkoheshin me biznesin e saj të organizimit të festave. Pastaj mermaids bleu bishtin e tyre të cilat kushtonin në mes £ 100 dhe £ 3,000 në varësi të materialit. Ajo u shprehë se e gjitha filloi si një kënaqësi, por rezultojë një mundësi e mirë biznesi nga ku ajo nxirrte të ardhurat për të vazhduar shkollën.