Analiza

Klinton përballë Klintonit / Fushata e Hilarit është në thelb kundër modelit të familjes së saj

Screen Shot 2015-04-25 at 20.44.09

Nga Victor Davis Hanson

Me sa duket, Hilari Klintoni ka në plan ta bazojë fushatën e saj presidenciale, në qëllimet fisnike të ndershmërisë më të madhe dhe sakrificës së përbashkët. Ajo tashmë ka kritikuar ashpër diferencat e mëdha në paga. “Mesatarisht një drejtor kompanie, fiton rreth 300 herë më shumë se paga mestare e një punëtori” – u shpreh zonja Clinton.

Ajo ka të drejtë, por mund ta konstatojë më së miri këtë fakt nga karriera e vet dhe e familjes së saj. Kohët e fundit, zonja Klinton kërkonte deri në 300 mijë dollarë për një fjalim 30-minutësh. Ajo me sa duket, beson në teorinë e tregut të lirë sipas së cilës në qarqet e lektorëve – ashtu si drejtorët ekzekutivë – duhet të paguhet sa më shumë, që tregu mund të përballojë.

Së fundmi në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxheles, tarifa e zonjës Klinton arriti në rreth 165 dollarë për sekondë. Në tre minuta thashetheme autobiografike, zonja Klinton fitoi më shumë sesa fiton mesatarisht një punëtor fast-foodi me kohë të plotë, përgjatë një viti. Është për t’u theksuar se drejtpërdrejti ose tërthorazi, universitetet ia kalojnë shpenzime të tilla studentëve, të cilët kolektivisht janë në borxh në një shumë prej mbi 1 mijë miliardë dollarësh.

Apo ndoshta zonja Klinton, mund të ketë mësuar sesi mund të paguhesh në mënyrë të padrejtë, nga vajza e saj Çelsi. Pa një përvojë minimale gazetareske, Çelsi Klinton fiton 600 mijë dollarë në vit nga NBCNews. Në këtë rast, kemi të bëjmë me një normë të jashtëzakonshme fitimi, prej më shumë se 26 mijë dollarësh për çdo minutë që Çelsi u shfaq në transmetim.

Për të çimentuar kredencialet e saj populiste, Hilari Klinton po sulmon ndërkaq edhe fondacionet financiare. Ajo la përshtypje të mirë, kur e theksoi këtë gjatë vizitës në Ajoua, në fillim të këtij muaji. “Ka diçka të gabuar, kur menaxherët e këtyre fondacioneve, paguajnë më pak taksa sesa infermierët apo shoferët e kamionëve, që pashë në autostradë teksa isha duke ardhur këtu”- tha ajo. Por zonja Klinton duhet ta dijë nga shumë afër, për spekullatorë të tillë financiarë dhe normat e tyre të

ulëta tatimore. Dikur në Arkansas, një nga miqtë e familjes Klinton nga “Tyson Foods” investoi në emër të saj, 1 mijë dollarë për mbrojtjen e kafshëve. Ajo shumë relativisht e vogël, më mënyrë të mistershme shpërtheu në një fitim prej 100 mijë dollarësh. Investitorët profesionistë, thanë se shanse të tilla e të padëgjuara fitimi, ishin 1 në 31 trilionë.

Dhe nuk kishte më patjetër “diçka të gabuar” në raport me tatimet, apo mungesën e pagimit të tyre, që zonja Klinton pati atë lloj fitimi. Ajo nuk arriti të raportojë plotësisht fitimet e saj tek ”Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme”. Ky gabim i kushtoi 14.600 dollarë taksa dhe anulimin e interesave. Ndoshta zonja Klinton ka mësuar mbi padrejtësisë e financimit të fondacioneve nga dhëndri i saj, Mark Mezvinski. Ai është bashkëshorti i Çelsi Klintonit dhe bashkë-themelues i fondacionit

“Eaglevale Partners LP” me një aset prej 400 milionë dollarësh, së bashku me dy ish-kolegët e tij nga Goldman Sachs.
Apo ndoshta Hilari, ka fituar mosbesimin e saj ndaj operatorëve në këtë fushë në mënyrë më të afërt nga vajza Çelsi, e cili punoi për fondacionin e mikut të familjes, Mark Lasri, “Avenue Capital Group” me nje aset prej 13.3 milionë dollarësh. Vajza e Klintonëve, thuhet se ka tashmë një pasuri prej rreth 15 milionë dollarësh – kryesisht për shkak të punëve part-time për miqtë e familjes, në kompani të tilla si “Avenue Capital” dhe “McKinsey & Co”. Nëse vajza e Hilarit dhe dhëndrri i saj, nuk i ka tërhequr vëmendjen, mbi mënyrën sesi bëjnë në botën e biznesit fitime të palejueshme, atëherë ndoshta zonja Klinton duhet të mësojë vëzhgimet e veta në vetën e parë.

Pasi dha dorëheqjen si sekretare shteti, ajo menjëherë mori me qera një zyrë nga “Rock Creek Group”, një kompani investimi me qendër në Uashington, dhe me lidhje të forta me familjen Klinton. A dëshiron ajo një vend të përshtatshëm për të vëzhguar zakonet e këqija të Uoll Stritit? Hilari Klinton, do të ndërmarrë shumë beteja në fushatën e ardhshme, por për ironi, shumica e tyre do të jenë kundër llojit të sjelljes së shfaqur nga familjarët dhe klani i saj. Luftë ndaj grave? Ndoshta kjo i referohet punëdhënësve si Hilari Klinton. Si senatore, ajo i pagoi gratë në stafin e saj vetëm 72 cent për çdo dollar që mernin meshkujt në stafin e saj.

Apo ndoshta kryqëzata e saj, do të prekë shfrytëzimin seksual në vendin e punës – sidomos atyre meshkujve më të moshuar, që e përkthejnë pushtetin e tyre në favore seksuale nga ana e

praktikanteve të tyre rreth të 20-ve. Në vitet 2002- 2005, Bil Klinton fluturoi më shumë se 10 herë në avionin privat të miliarderit dhe ish të dënuarit Xhefri Epshtajn, i cili në vitin 2008, u shpall fajtor se kishte nxitur në një mitur të prostituonte.

Hilari Klinton, ka premtuar një luftë kundër rolit korruptues të parasë se madhe në politikë. Përsëri, Klintonët kanë nevojë të mësojnë. Këshilltarët e tyre të fushatës, tashmë janë të bindur se do të përfitojnë një rekord prej 2.5 miliardë dollarë fonde, për presidencialet e vitit 2016. Ndërsa sekretarja e shtetit, zonja Klinton po tenton të grumbullojë miliona dollarë për fondacionin e saj, nga të huajt e pasur.

Do të jetë sërish një luftë mbi transparencën dhe qeverisjen e ndershme? Kjo mund të thotë, se nuk duhet të ketë më e-maile dhe servera privatë për zyrtarët e kabinetit – apo shkatërrim të

korrespondencës pa një shqyrtim paraprak nga auditi i jashtëm. Problemi me fushatën e ndryshme e progresive të Hilari Klintonit, është se ajo do të zhvillohet logjikisht kundër njerëzve të familjes së saj. /“Washington Times”/ Perkthimi: Bota.al

Shënim: Viktor Hanson është një historian që punon në “Institucionin Hoover” dhe Universitetin e Stenfordit.

Leave a Reply

Back to top button