Majkëll Drosnin, gazetar investigues i “Washington Post”, ateist dhe i mësuar në kërkimin e fakteve, ndan sëbashku me matematikanin izraelian Elijahu Rips një zbulim të çuditshëm: Bibla përmban një kod që zbulon fatet e njerëzimit. Drosnin, tregimtar dhe protagonist i librit “Kodi Gjeneza II numërimi sëprapthi”, me një ton aq romancesk sa të marrë tiparet e një fiksioni në kuptimin e vërtetë të fjalës, përfundon duke i ngjasuar personazhit të një thrilleri. Mbajtës i një të vërtetë kaq të largët nga kuptimi i zakonshëm, nuk di di si ta propozojë që të pranohet. Por i takon matematikës që t’i japë substancë tezës qëndrore të librit. Kodi ekziston dhe në të emrat e Bushit, Arafatit e Sharonit shfaqen me “fundin e ditëve”, “holokaustin atomik” dhe numrin “5766” viti hebraik për vitin 2006. Por me çfarë syshë e lexon këtë libër kush e njeh mirë matematikën? Këtë ia kemi kërkuar Pierxhorxho Odifredit, i cili, përveçse jep Logjikë Matematike në Cornell University dhe atë të Torinos, është autor artikujsh e librash divulgativë të shumtë. Në librin e tij të fundit ka sjellë “djallin në katedër” për t’ju shpjeguar të gjithëve se çfarë është logjika matematike. Për këtë arësye nuk kishim sesi të mos i drejtoheshim atij, duke shpresuar që rezultati nuk do të jetë ai që arrihet duke e lidhur djallin me ujin e shenjtë …
1 minute read