Ndoshta asnjë futbollist tjetër italian, në cilëndo epokë, nuk ka qenë më i kompletuar dhe absolut se sa ai, edhe në besnikërinë ndaj një historie dashurie, një qyteti, një fanele që të dielën Francesco Totti e hoqi përgjithmonë. Dhe duhet të ketë qenë si një rrjepje, sikur i zhveshëm lëkurën Shën Bartolomeut. Por gjithë ajo që humbet ai, nuk është asgjë në krahasim me gjithë atë që na ka dhënë ne. Një i tillë, thjeshtë, kurrë më
ISHTE një vdekje e vogël e mbushur me shumë jetë, diçka që nukështë parë asnjëherë. Kurrë kështu, kurrë, për askënd. Një ndjenjë emrekullueshme me ndjenja dhe kujtime, lot dhe vështrime, mbi të gjitha vështrime. Mijëra sy të fryrë nga të qarët, kanë kërkuar dy sy, edhe më të fryrë. Kurrë kështu, kurrë, për askënd.
Një ceremoni e paharrueshme shlyen menaxhimin e keq të një lamtumire, dhe shumë pak duhej për të shkatërruar gjithçka: të shumtë janë që e provuan. Por tani, është sikur gjithësecili prej nesh që e do këtë top, si objektin më të bukur që na kanë dhënë ndonjëherë që fëmijë, mund të përqafojë jo vetëm Tottin, por të gjithë kohën, që ka shënuar prania e tij, përtej tifozllëkut, ndërkohë që jetohej, lindnin fëmijë, dashuroheshin njerëz dhe vende, shiheshin ndeshjet e futbollit, ishim mirë ose ishim keq. Edhe pse është e pamundur të mos e kesh pak zili Romën, dhe romanët, për atë që kishin.
Ose ndoshta i duhet thënë vetëm faleminderit këtij djaloshi ironik dhe të mirë, të brishtë në forcën e tij. “Tani kam frikë”. I duhet thënë rrugë të mbarë kudo që të jetë, sido që të jetë. Perspektiva historike, dimensioni i shtuar. Në momentin e lamtumirës së tij shumë të gjatë, dhe duket e pamundur që është konsumuar vërtetë, Totti del “nga koha e mallkuar” që provoi të mashtrojë, shpesh duke ia dalë mbanë, dhe sistemohet në krah të Meazzas dhe Piolas, Gigi Rivas dhe Riveras, Zoffit dhe Roberto Baggios, por edhe me Pelenë, Krujfit, Maradonës, patriarkëve të hijeshisë dhe bukurisë. Sepse futbolli është shumë më tepër.
Ndoshta asnjë futbollist tjetër italian, në cilëndo epokë, nuk ka qenë më i kompletuar dhe absolut se sa ai, edhe në besnikërinë ndaj një historie dashurie, një qyteti, një fanele që të dielën Francesco Totti e hoqi përgjithmonë. Dhe duhet të ketë qenë si një rrjepje, sikur i zhveshëm lëkurën Shën Bartolomeut. Por gjithë ajo që humbet ai, nuk është asgjë në krahasim me gjithë atë që na ka dhënë ne. Një i tillë, thjeshtë, kurrë më. / La Repubblica – Bota.al