Koloseu i famshë në Itali do të fillojë të mirëpresë përsëri vizitorë pas tre muajve mbyllje si pasojë e masave të kontrollit të COVID-19.
Për të ulur rrezikun e ngjitjes së mundshme në një nga atraksionet më të njohura turistike të Italisë, turistët duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe të matin temperaturat para se të hyjnë në arenën antike, e cila rihapet përsëri për turizëm më 1 qershor.
Hyrja do të organizohet në mënyrë që të mos krijohen turma dhe biletat duhet të blihen në internet.
Një biletë me çmim të ulur do të jetë në dispozicion për vizitorët pasdite në përpjekje për të inkurajuar vizitorët të vizitojnë monumentin në fund të ditës së tyre të punës, teksa Italia pret të rifillojë të mirëpresë edhe turistët e huaj./bota.al/