Bota

Koment: 2015-a – një vit i tmerrshëm

2015

Kryeartikujt e vitit 2015 u kushtoheshin lajmeve kryesisht të këqija. 2015 nuk qe pikë kthese historike, por në botë sundon një çrregullim i madh

Alexander Kudascheff *

2015-ta ishte një një vit i tmerrshëm dhe dëshpërues. Një vit krizash, luftërash e fatkeqësish. Një vit i shpërbërjes së rendit të vjetër, një vit i demonstrimeve të pushtetit, terrorit monstruoz nga Parisi në Bejrut e deri në Bamako, një vit i migrimeve të mëdha, i trazirave politike dhe sociale. A ishte ky edhe një vit i epokal? I ndryshimit të epokave? Një pikë kthese historike?

Në vitin 1989 historiani amerikan Francis Fukuyama konstatoi fundin e historisë. Ai ishte i sigurt, se pas fundit të shteteve komuniste, do të triumfonin demokracitë liberale perëndimore Një çerek shekulli më pas mund të themi vetëm: një gjykim i gabuar. Përkundrazi në botë sundon politikisht çrregullimi i madh. Bota është në lëvizje. Dhe epiqendra e tronditjeve është Lindja e Mesme.

Rritja e IS-it ka ndryshuar një rajon të tërë

U përket të vërtetave në dukje të pakundërshtueshme se në Lindjen e Mesme asgjë nuk është zgjidhur asgjë për aq kohë sa konflikti palestinez mbetet i pazgjidhur. Tani është e sigurt se e ardhmja e palestinezëve duhet të zgjidhet, por ky konflikt në vitin 2015 qe spostuar në sfond. Rritja e shpejtë e të ashtuquajturit “Shtetit Islamik”, brutaliteti i pafund i antarëve të IS-it, synimi i tyre për të sunduar në Siri dhe Irak, si dhe qëllimi i tyre për të ndërtuar një kalifat në traditën e fesë së hershme islame, ka shkaktuar ndryshime të mëdha në Lindjen e Mesme. Rendi i tanishëm në Lindjen e Mesme, i ndërtuar pas Luftës së Parë Botërore, po zhduket tani pas njëqind vjetësh. Kurdët ëndërrojnë përsëri për një shtet të vetin. Sirianët dhe irakianët në anën tjetër kanë frikë se shtetet e tyre do të zhduken – ose do të ndryshojnë deri në atë masë që të mos i njohësh më.

Dhe nga Lindja e Mesme terrorizmi po përhapet. Nga Bangladeshi deri në Mali islamizmi po trondit vende dhe kontinente. Harku i krizës shtrihet nga Azia në Afrikë – e quan veten herë Al Kaida, herë Boko Haram, herë Al Nusra dhe herë Al Shabaab. Dhe valët e tij shpërthyese arrijnë gjithashtu deri në Evropë. Parisi u godit dy herë nga terroristët, dhe kështu kontinenti evropian e ka humbur vetësigurinë e tij. Megjithë refugjatët e shumtë që po strehojnë veçanërisht Gjermania, Suedia dhe Austria, kontinenti po mbyllet brenda vendes. Ngre kufij dhe grindet. Rritja e partive dhe e lëvizjeve populiste të djathta është shumë e dukshme dhe shqetësuese. Një përgjigje politike dhe social ndaj kësaj ende nuk ka.

Evropa përjetoi edhe një luftë në pragun e saj – në Ukrainë. Sidoqoftë u arrit që konflikti të ngrhet – madje edhe nëpërmjet bashkëpunimit francezo-gjerman. Por asgjë më shumë. Dhe aty doli në pah dobësia e politikës së jashtme e evropianëve. Ajo lëviz shumë pak, ajo nuk guxon shumë, dhe nuk guxon thuajse për asgjë. Fjalëve të kancelares Merkel “Ne mund t’ia dalim mbanë” në politikën e refugjatëve u mungon një “yes we can” po aq këmbëngulëse në BE. Në vend të kësaj, dyshim dhe ankth. Kjo është pak për një lojtar që dëshiron të përfshihet në politikën botërore.

Rusia rikthehet në skenën botërore

Viti 2015 forcoi dhe dy fakte: Rusia, pavarësisht të gjitha sanksioneve, u kthye përsëri në skenën e politikës botërore. Putini e rehabilitoi vendin me politikën e tij të forcës. Dhe SHBA-ja e Obamës po tërhiqet vetë. Kjo lidhet momentalisht me fushatën zgjedhore që po afron, por kryesisht me racionalitetin e ftohtë të Obamës që është ende dhe një viti në detyrë: ai e di se Amerika nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet e botës dhe para së gjithash nuk e do një gjë të tillë.

Në vitin 2015 nuk mori fund ndonjë epokë. Por u bë e qartë se krizat po ndërthuren globalisht – dhe se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur përgjigje globale. Pasoja: politika po bëhet më kombëtare dhe OKB-ja nuk është më shumë se një skenë. Për shfaqje, por jo për zgjidhje. Dhe pikërisht për këtë 2015-ta është ishte një vit dëshpërues, i vështirë, i tmerrshëm. Dhe gjithashtu edhe pse për vitin 2016 vështirë se ka ndonjë shpresë se do të bëhet më mirë.

  • Kryeredaktor i Deutsche Welle

Linku: Deutsche Welle

Leave a Reply

Back to top button