Analiza

KOMENT / Europa dhe SHBA, duke ndihmuar Kievin, mund ta sjellin ndryshimin deri në Moskë…

IAN BREMMER

Ukraine ProtestsNë këto orë, tensioni ka arritur kulmin në Ukrainë, në Rusi, nga njëra anë e Europës në tjetrën dhe po kështu në Uashington. Të gjithë e dinë që nuk duhet të marrësh vendime kur të ka mbërthyer zemërimi, por Putini e ka bërë tashmë atë gabim. Të shpresojmë që udhëheqësit europianë nuk do të ndjekin shembullin e tij.

Pikësëpari, të shqyrtojmë gabimet që ka bërë presidenti rus. Endrra e madhe e presidentit rus dhe drejtimi parësor i politikës së tij të jashtme, kanë si synim të krijojnë dicka që Putinit i pëlqen ta quajë “Unioni Euroaziatik”. Nga këndvështrimi i Moskës, Rusia është një vnd shumë i rëndësishëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, nuk është një Poloni apo një Republikë Ceke. Putini do që Rusia të krijojë një Union të sajin, një perandori ruse e rilindur dhe që bazohet mbi sistemin aktual politik dhe ekonomik në Moskë. Endrra e madhe e Putinit bën hapat e para. Deri tani, Rusia ka arritur të realizojë vetëm një bashkim të thjeshtë doganor me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, vende që gjithësesi shfaqen hezitues kur bëhet fjalë për të forcuar lidhjet politike me Kremlinin.

Këtu qëndron rëndësia e Ukrainës. Në vitin 1991, rusët kuptuan se pa Ukrainën nuk ekzistonte Bashkimi Sovjetik. Sot, pa Ukrainën, nuk mund të ketë as Bashkim Euroaziatik, as perandori të denjë për këtë emër. Dhe prej këtu del qartë se cili ka qenë gabimi i Putinit. Sot, në Ukrainë, askush nën moshën 28 vjec nuk e mban mend Bashkimin Sovjetik. Katër muaj, madje edhe katër javë mëparë, shumë të rinj ukrainas ushqenin ndoshta një farë mosbesimi ndaj Moskës dhe një lloj admirimi të zbehtë për Putinin personalisht, por nevoja e Ukrainës për gazin që vjen nga Moska me cmim të ulur, si dhe format e tjera të mbështetjes mund të kishin frymëzuar një qasje pragmatke a u përket marrëdhënieve të mira mes Kievit dhe Moskës.

Tani, jo më. Nga momenti kur rusët e mbrojtur me helmeta dhe me automatikë në duar zbritën në rrugët e Krimesë, Putini ka armiqësuar një brez të tërë ukrainasish, pikërisht atë popull, të cilit duhet t’i demonstrojë avantazhet e një unioni politik dhe ekonomik nën udhëheqjen ruse, në gjendje të konkurojë BE-në. Më shumë se 75 % e popullsisë janë ukrainas etnikë, më pak se 20 përqind janë rusë etnikë. Putini mund të arrijë të imponojë vullnetin e tij në Krime, do të dijë ndoshta edhe të destabilizojë kontrollin e Kievit në provincat lindore të vendit, zonat ku banojnë më shumë rusë, se sa ukrainas. Mund të shfrytëzojë edhe furnizimin me gaz si armë diplomatike, por nuk do të arrijë kurrë të bindë shumicën e qytetarëve ukrainas, se e ardhmja e tyre nuk është Europa, por Rusia. Vendosmëria e Putinit për të imponuar aryetimin e tij do të ketë pasoja shumë të rënda në një periudhë afatshkurtër, por do të dëmtojnë shumë, në terma afatgjatë, arritjen e objektivave të tij kryesorë në politikën e jashtme.

Si duhet të veprojnë Europa dhe Amerika? Sigurisht, duke mos vënë në shënjestër Moskën, por duke i ofruar ndihma Kievit. Nëse dëshiron që një ditë të zhvillojë potencialin e saj europian, Ukraina duhet të realizojë reforma të thella ekonomike, të cilat qeveritë e saj të njëpasnjëshme i kanë shtyrë gjithmonë. Udhëheqësit europianë, SHBA dhe FMN mund të ndihmojnë Ukrainën, duke ofruar mbështetjen financiare të nevojshme për të ndihmuar shtresat më në nevojë të popullsisë, gjatë periudhës së tranzicionit. Bëhet fjalë për një angazhim të fortë dhe të kushtueshëm, por duke ndihmuar Ukrainën, Europa vetë do të dalë më e fortë. Në vitin 1990, ekonomia e Ukrainës ishte superiore kundrejt asaj të Polonisë. Pa 23 vitesh nën hijen e Rusisë, të ardhurat për frymë në Ukrainë janë sot më pak se një e treta e atyre në Poloni. Ky vend me 25 milionë banorë ka një potencial të jashtëzakonshëm, që një ditë mund t’i bëhet i dobishëm Europës. Për momentin, Europa mund të ndihmojë Kievin të përgatisë zgjedhjet e reja demokratike, të parashikuara për në 25 maj.

Europa duhet të ruajë marrëdhënie pragmatiste me Rusinë. Askush nuk përfiton prej antagonizmit reciprok. Megjithatë, qeveritë dhe institucionet europianë mund të bëjnë shumë për të ndihmuar Ukrainën dhe popullin e saj. Dhe ndoshta është ky celsi, për të sjellë ndryshime të mëdha edhe në Rusi.

Leave a Reply

Back to top button