Bota

Komisioni Europian: Në Greqi, trojka mund të zëvendësohet

Screen Shot 2015-02-02 at 23.00.23Komisioni Europian ka deklaruar se trojka (Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) që mbikëqyr borxhin grek mund të zëvendësohet. Gjatë një konference për shtyp, Margaritis Schinas, zëdhënëse e komisionit, ka përmendur një frazë të thënë në fund të vitit 2014 nga Jean Claude Juncker. “Në të ardhmen duhet të zëvendësojmë trojkën me një strukturë më legjitime nga pikëpamja demokratike, të bazuar në institucionet europianë dhe të kontrolluar si nga parlamenti, ashtu edhe nga qeveria lokale”. Qeveria e re greke, e udhëhequr nga Alexis Tsipras, dëshiron të rinegociojë termat e shpëtimit të vendosur nga trojka.

Leave a Reply

Back to top button