Komodus, perandori që është bërë i njohur prej filmit Gladiatori, kishte shumë fiksime. Përshembull pëlqente të luante sikur ishte gladiator. Por edhe zhvishej lakuriq, ecte në arenë, dhe godiste në kokë njerëzit me të meta fizike, përpara turmave. Por ajo që nuk dihet, është se sa problem i madh ishte ky.
Komodus nuk ishte si një gladiator normal. Ai ishte brutal, madje edhe sipas standardeve të njerëzve që e rrihnin njëri-tjetrin për vdekje, për dëfrimin e një audience. Ai i detyronte gladiatorët të vinin në shtëpi dhe të praktikonin me të. Ftesa ishte vdekje pothuajse e sigurt; askush nuk guxonte ta rrihte, dhe kur ai fitonte, nuk tregonte mëshirë. Ata me fat largoheshin nga shtëpia me hundë dhe gjymtyrë të prera, dhe të pafatët kurrë nuk dilnin gjallë.
Kur një gladiator luftarak përpiqej të kursente jetën e kundërshtarit të tij, Komodus e ndalonte. I etur për gjak, ai i lidhte gladiatorët dhe i detyronte të luftonin, derisa njëri të vdiste – ose ndryshe nuk do të liroheshin kurrë.
Vrasja nuk është një kalim kohe i zakonshëm, ajo edhe e dëmtonte ekonominë. Çdo herë që ai shfaqej në arenën gladiatore, Komodus i merrte shtetit një milion sesterone për shfaqjen e tij. Dashuria e tij për vrasjen nuk kushtonte vetëm jetë – ajo ndikoi të fuste ekonominë romake në një spirale kolapsi total. / Bota.al