Nga Çarls Lejn
Kushdo që lexon raportin e pakonfirmuar, mbi lidhjet e Rusisë me presidentin e zgjedhur amerikan Donald Tramp, ka për të rënë dakord me organizatat e medias që hoqën dorë nga publikimi i tij – derikur BuzzFeed vendosi që t’i lërë amerikanët “ta gjykojnë sipas mendjes së tyre” këtë çështje.
Prejardhja e dokumentit, duket të jetë një porosi e gërmimit dhe publikimit të pisllëqeve për një ish-spiun britanik nga ana e kundërshtarët politikë të zotit Tramp; kjo është një përzierje e pretendimeve nga burime anonime, të karakterizuara nga gabime drejtshkrimore, dhe duke përfshirë një histori për një konspiracion Rusi-Trump të stisur në një qytet, Pragë, që bazohej tek një takim i supozuar, për të cilën Tramp thotë se nuk ka ndodhur kurrë.
Kulmi arrin me pohimin se inteligjenca ruse e kontrollon Trampin, përmes zotërimit të një video-skandali, që e shfaq atë në një orgji me disa prostituta në Moskë, një stil klasik i KGB për krijimin e skenareve kompromate (shantazheve), që dukej pak i gjallë edhe para se Tramp të përqeshte atë në konferencën për shtyp të së mërkurës.
Megjithatë mbetet një e vërtetë e qartë, dhe deri më tani një fakt i shpjeguar në mënyrë të pamjaftueshme:Tramp favorizon presidenti rus Vladimir Putin, dhe Putin e favorizon atë. Vështirë se ju duhet një “Burim klandestin A”, për të ditur se ‘Russia Today’, rrjeti global mediatik i Kremlinit, ka mbështetur në mënyrë të vazhdueshme Trampin.
Nuk ka më dyshime se regjimi i Putinit hakeroi dokumente të Partisë Demokratike për të dëmtuar kandidaturën e Hilari Klintonit, dhe përdori Uikiliksin si një front për publikimin e tyre, siç pranoi edhe vetë pa qejf Tramp të mërkurën. Në mesin e të gjithave, Tramp dredhoi mbi çështjen e ndërhyrjes ruse në zgjedhje, dhe e ndryshoi subjektin për përfitimet e supozuara të marrëdhënieve më të ngushta me Moskën, duke insistuar të mërkurën se “në qoftë se Putinit i pëlqen Donald Tramp, atëhere ku qëndron problemi? Kjo quhet një aset, dhe jo një përgjegjësi”.
Ka nevojë të fokusohemi më shumë mbi atë pse kjo romancë e çuditshme është aq e rrezikshme, edhe pse origjina e saj shtrihet tek reflektimi i gabuar mbi politikën e jashtme i një manjati në fushën e pasurive të patundshme. Në thelb, rreziqet janë të njëjta si ato
të hyrjes në aleancë me çdo lloj rregjimi diktatorial – të zmadhuar shumë herë nga pretendimet gjeopolitike dhe ideologjike e Putinit, të cilat janë vërtetë ambicioze.
Cilatdo qofshin defektet e tjera të tij, dokumenti i rrjedhur i përshkruan ato mjaft mirë: Putini ka për qëllim të “inkurajojë ndarjet dhe përçarjet në aleancën perëndimore”, në mënyrë që të nxisë “një kthim në politikën e “Fuqive të Mëdha’ të shekullit XIX. . . në vend se të mbështesë rendin ndërkombëtar të themeluar mbi idealet e pas Luftës së Dytë Botërore.
Ideja e madhe e Tramp, është një aleancë me Moskën kundër Shtetit Islamik, të cilën këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, rusofili Majkëll T. Flin, e ka promovuar me vite të tëra mbi arsyetimin se “armiku ynë i përbashkët” është Islami radikal.
Problemi është i dyfishtë: Rusia mund mos të ketë shumë për të ofruar; përkundër armiqësisë së saj të supozuar ndaj grupit terrorist, Sekretari i Mbrojtjes, Eshton B.Karter thotë se Moska nuk ka bërë “virtualisht asgjë ” për të luftuar Shtetin Islamik, ndërsa lufton, në aleancë me Iranin, kundër armiqve të Bashar Al-Asadit në Siri.
Edhe atë pak ndihmë që Rusia mund t’i japë administratës Trump nuk do të jetë gratis. Këto kompromise janë një tipar i lidhjeve të inteligjencës së SHBA-së me diktaturat, e shkuara dhe ato aktuale. Kur diktaturat na ndihmuan kundër, le të themi guerilasve të mbështetur nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë, ndihma shpesh na erdhi në këmbim të bërjes së një syri amerikan qorr ndaj korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.
Nëse Putini ka bashkëpunuar kundër Shtetit Islamik, çmimi i tij me siguri do të jetë falja nga ana e SHBA për intrigat e tij kundër Ukrainës ,dhe me kalimin e kohës, edhe të shteteve të tjera evropiane.
Ai gjithashtu ka të ngjarë të përpiqet të depërtojë tek inteligjenca e SHBA-së, duke vjedhur ato sekrete dhe teknologji që administrata e Tramp nuk ndan. Në një nivel më të butë – por jo më pak real – partneriteti i ngushtë me Putinin do të legjitimonte markën e tij të një sundimi joliberal, duke e bërë atë të duket i efektshëm kundër një të keqeje më të madhe, terrorizmit; anasjelltas, kjo do të delegjitimonte politikën liberal-demokratike.
Ky është pikërisht lloji i njerëzve djallëzorë që ata kanë në mendje kur flasin kundër ”lejimit që terroristët të fitojnë”. Të paktënpaktën aleatët tanë perëndimorë evropianë të Luftës së Ftohtë në NATO qenë kryesisht demokratë, duke shmangur kësisoj dilemat morale; dhe Shtetet e Bashkuara i kompensuan kompromiset e saj në Jaltë, çka u mundësoi sovjetikëve të dominonin Evropën Lindore, duke mbështetur demokracinë në atë zonë pas vitit 1989.
Edhe pas krizave të fundit financiare dhe rebelimit demokratik, Evropa mund të ketë shumë për të ofruar në luftën kundër Shtetit Islamik; nga Parisi në Berlin, ngjarjet gjatë vitit të kaluar treguan se terrorizmi xhihadist, është më shumë një armik i përbashkët evropiano-amerikan se sa ruso-amerikan.
Megjithatë, në vend të bërjes thirrje për të rigjallëruar marrëdhëniet transatlantike, me NATO-n si spirancën e saj, dhe në vend të theksimit të vlerave si mburojë kundër terrorizmit, Trampi i përçmon udhëheqësit demokratikë si Angela Merkel e Gjermanisë, dhe i thurr elozhe “forcës” së Putinit. Do të qe një ironi e thellë historike, dhe një tragjedi e thellë historike, në rast se një President Tramp do të akomodohet me Rusinë e Putinit, në kurriz të demokracisë dhe vetëvendosjes për Evropën dhe rajone të tjera. Ky do të ishe një kompromat në shkallë ndërkombëtare. / Fox – www.bota.al