Bota

Konfirmimi nga kutia e dytë: avionin e rrëzuan me qëllim

Screen Shot 2015-04-03 at 1.08.20 PMAutoritetet ajrore franceze japin konfirmimin e dytë: piloti i Germanwings e rrëzoi me dashje avionin. Kjo rezulton nga vlerësimi i regjistrimit të kutisë së dytë të zezë, të gjetur dje.

Në Paris u bë vlerësimi i regjistrimeve të kutisë së dytë të zezë të avionit të rrëzuar të Germanwings-it. Sipas regjistrimit, konfirmohet teza se avionin piloti e rrëzoi më qëllim. Piloti i dytë përcaktoi në autopilotin e avionit një zbritje të avionit në një lartësi rreth 30 m. Këtë e deklaruan autoritetet ajrore franceze BEA sot (03.04.2015). Pastaj, piloti 27 vjeçar e pati ndryshuar autopilotin “në mënyrë të përsëritur”, në mënyrë që të shtohej shpejtësia e avionit në rrëzim. Kjo rezultoi nga një vlerësim “i parë” i kutisë së dytë të zezë, që u gjet të enjten. Avioni Airbus A320 u rrëzua në Alpet franceze më 24 mars në udhëtimin nga Barcelona për në Dyseldorf. Jetën e humbën të 150 personat në bord. Piloti Andreas L. është trajtuar në të kaluarën disa herë nga mjekët, për shkak të problemeve të rënda psikike, me rrezik vetëvrasjen. Prokuroria e Dyseldorfit informoi dje se pak para rrëzimit të avionit, piloti qe informuar në internet për rrugët si mund ta vriste veten.

Leave a Reply

Back to top button