Kongresi i deputetëve në Spanjë miratoi këtë të enjte dekretin që do të lejojë zhvarrosjen e eshtrave të diktatorit Francisco Franco (1892-1975) nga “Valle de los Caídos”, (Lugina e të rënëve) monument që ka urdhëruar vetë ai për ndërtim. Dekreti u miratua me shumicë votash nga qeveria socialiste e Pedro Sánchez-it, konservatorët e Partisë Popullore (PP) si dhe Qytetarët (Liberalët) abstenuan. Dekreti u miratua me 172 vota në favor, 164 abstenime dhe dy kundër. Qëllimi i qeverisë socialiste është të nxjerrë eshtrat e diktatorit prej “Luginës së të rënëve”, në afërsi të Madridit. Zhvarrosja e eshtrave të diktatorit, i cili qeverisi Spanjën nga 1939 deri në 1975 pas një lufte civile (1936-1939) janë shoqëruar me polemika nga ata që e konsiderojnë se është një vlerë e kujtesës historike dhe atyre që mendojnë se hap plagë të vjetra dhe se pengon ripajtimin. “Asnjë demokraci nuk mund të nderojë një diktator dhe për pasojë ky vendim (i zhvendosjes së eshtrave) është një vendim që denjëson demokracinë tonë”, – u shpreh Sánchez.
1 minute read