Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane
Në vitin 1918, prodhuesi i makinave, Henri Ford bleu gazetën “Dearborn Indipendent”. Brenda pak vitesh, ai e përdori atë si platformën e tij për të publikuar një seri artikujsh, që përshkruanin atë që ai besonte se ishte një konspiracion i madh hebre.
Ford urrente shumë gjëra, si p.sh emigrantët nga Evropa Lindore, prindërit që dërgonin fëmijët e tyre në çerdhe jashtë shtëpisë, si dhe tendencat e reja të modës. Por ajo që ai urrente më shumë, ishte ideja e ekzistencën së një komploti midis hebrenjve, për të kontrolluar të gjitha cepat e botës.
Ai ishte i bindur, se ishte vënë në shënjestër nga prodhuesit hebrej të makinave, të cilët po ia ulnin çmimet e mjeteve të tij, dhe se ideja e borxhit kombëtar ishte një pretekst, që përdorej për ta mbajtur vendin peng të korporatave bankare hebreje.
Sipas Ford, edhe Rezerva Federale ishte gjithashtu pjesë e komplotit.
Kjo ishte një luftë që të krishterët, s’mund ta fitonin për shkak të avantazhit të lindur etnik që kishin Herenjtë, kur ishte fjala për njohuritë në fushën financiare.Pasi shtiu në dorë të ashtuquajturat “Protokolle të të Urtëve të Sionit”, një dëshmi që konfirmoi dyshimet e tij, fushata e Ford kundër hebrejve morri një vrull të ri.
Ai e përdori gazetën e tij, për të publikuar të gjitha planet për dominimin e botës. Ford e kuptoi pas disa kohësh se libri ishte një shaka, por kjo nuk ia ktheu mendjen nga kauza e tij. Në fund, Ford u padit për shpifje, por ai u përfshi në një aksident me makinë, çka e pengoi të dëshmonte në gjykatë.
Ndonëse e fitoi çështjen në gjykatë, publiku i zemëruar amerikan bëri thirrje për një bojkot të blerjes së makinave të tij. Ai kërkoi falje, por kjo nuk e ndaloi atë nga pretendimi se komploti vazhdonte dhe se hebrenjtë kishin orkestruar Luftën e Dytë Botërore./Bota.al