Sipas abolicionistëve, në Jugun e SHBA-së ka ekzistuar një shoqëri e fshehtë, në vitet që i paraprinë Luftës Civile- një numër proporcionalisht i vogël njerëzish me ndikim të madh, mbi ligjet shtetërore dhe ato federale.
Ishte një shoqëri gati aristokratike, e mbrujtur nga ideja se mbajtja e skllevërve ishte një e drejtë absolute, sa ligjore aq edhe morale. Ata që ishin në krye të Lëvizjes Pushteti i Skllevërve, përdorën interesat financiare dhe fitimet, në përpjekje për të defaktorizuar ata që mendonin se pasja e skllevërve ishte diçka imorale.
Në vitin 1850, u tha se komploti “Pushteti i Skllevërve”, kishte marrë edhe kontrollin mbi Kongresin. Tre interesat e tyre kryesore ishin rihapja e tregtisë së skllevërve, ligjërimi i skllavërisë dhe pranimi si një realitet në mbarë vendin, si heqja qafe e çfarëdolloj kundërshtimi ndaj skllavopronarëve.
Komploti nuk ishte vetëm ndaj skllavërisë. Ai kishte lidhje edhe me të drejtat financiare dhe kapitaliste të pronarëve të skllevërve në jug. Konspiracioni, pati një ndikim të jashtëzakonshëm në ndarjen mes Veriut dhe Jugut.
Ishte një shoqëri e tmerrshme sekrete, që kishte komplotuar për të vënë nën kontroll të gjithë vendin. Kjo do të thoshte, se nuk ishte absolutisht i mundur asnjë lloj kompromisi me këtë shoqëri hije, që po nxiste luftën mbi idenë e vërtetë të lirisë./Bota.al