Seria: Teoritë e konspiracionit që i dhanë tonin historisë amerikane
Në vitin 1741, rreth 20 përqind e popullsisë së Manhatanit përbëhej nga skllevërit, ndërsa skllavopronarët ishin të shqetësuar rreth rritjes së opozitës ndaj këtij sistemit, dhe për pasojë konfliktit të pashmangshëm.
Në muajt mars dhe prill, 13 zjarre shpërthyen në të gjithë qytetin. Ato arritën edhe rezidencën e guvernatorit, një tjetër shtëpi, një depo magazinimi dhe madje edhe një hangar ku mbaheshin lopët.
Tre zjarret e para ndodhën të mërkurën, për tre javë rresht. Pas kësaj, frekuenca ra. Kur dyshimet ranë mbi një njeri, i cili ishte kapur nga forcat britanike dhe ishte shndërruar në skllav, fjala u përhap nëpër qytet, madje edhe më shpejt sesa zjarret.
Qyteti ishte në mëshirën e një lëvizje masive, nga ana e robërve të ngritur në revoltë, dhe që kishin filluar të hakmerreshin përmes zjarrvënieve. Kur një skllav u kap duke vrapuar nga një ndërtesë në flakë, histeria kolektive mbërriti shpejt kulmin.
Një gjyq u zhvillua në City Hall. Juria përfshinte disa anëtarë tejet të njëanshëm, sicc ishte edhe pronari i njërës prej depove të djegura. Meri Barton, një vajzë 16-vjeçare që shërbente si kamariere në një tavernë, tregoi historinë e konspiracionit të skllevërve, duke pretenduar se kishte dëgjuar dy skllevër gjatë takimit me një prostitutë irlandeze. Ata folën për djegien e plotë të qytetit, dhe pastaj diskutuan se kush do të ishte mbret pasi ata të kishin marrë drejtimin.
Prostituta irlandeze, Pegi Keri, shumë shpejt rrëfeu se historia ishte absolutisht e vërtetë. Pas rrëfimit të saj, dy skllevërit e përmendur në teorinë e konspiracionit u varën. Pas kësaj, gishtat mund të drejtoheshin shumë më lehtë drejt fajtorëve. Shumë burra u ekzekutuan.
Prostituta dhe bashkëpunëtorët e saj, u akuzuan se kishin ndihmuar konspiracionin dhe se kishin marrë pjesë në përvetësimin e mallrave të vjedhura. Edhe ata gjithashtu u varën. Gjuetia e shtrigave përfundoi në shtator. Në 24 shtator, u zhvillua një festë e madhe pas përfundimit të zjarreve dhe gjyqeve në lidhje me të./Bota.al