Eshtë zbuluar në tru proteina që monitoron temperaturën dhe gjendjen e hidratimit të organizmit, dhe që rregullon stimulin e etjes. Studimi është publikuar në Cell Reports nga një grup shkencëtarësh të Qendrës kanadeze për shëndetin e Universitetit McGill dhe universitetit amerikan Duke. “Nivele të lartë natriumi mund të provokojnë zvogëlimin e lëngjeve dhe në vijim pamjaftueshmëri kardiake apo traumë cerebrale. Proteina mund të ndihmojë për të parandaluar këta lloje problemesh”, pohon Charles Bourque, udhëheqës i grupit të kërkimeve./bota.al
Less than a minute