Pas paralajmërimeve të SHBA ndaj Koresë së Veriut për një “reagim masiv ushtarak”, ushtria e Koresë së Jugut ka lëshuar disa raketa në det për të simuluar një sulm në vendin e provës bërthamore të Veriut, një ditë pasi Peniani realizoi shpërthimin më të madh gjatë një testimi bërthamor.
Fjalët e ashpra nga Shtetet e Bashkuara dhe manovrat ushtarake të Korenë së Jugut janë duke u bërë reagime të njohura, kundër Koresë së Veriut dhe përpjekjeve të saj për krijimin e një arsenali raketash bërthamore që mund të godasin Shtetet e Bashkuara. Hapi më i fundit dhe ndoshta më dramatik erdhi të dielën në një provë nëntokësore të asaj që qeveria e Kim Jong-un pretendoi se ishte një bombë hidrogjeni. Ky ishte testi i gjashtë bërthamor i Koresë së Veriut që nga 2006.
Në një seri të postimesh në Tuiter, Presidenti Donald Trump kërcënoi të ndalë të gjithë tregtinë me vendet që bëjnë biznes me Veriun, një paralajmërim i maskuar ndaj Kinës, dhe fajësoi Korenë e Jugut për pasi sipas tij kërkon vetëm “fjalë zbutëse” dhe jo veprim. / Bota.al