Bota

Korea e Veriut godet sërish, raketa fluturon mbi Japoni. Sot mblidhet me urgjencë këshilli i Sigurimit i OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB do të takohet sot urgjent, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë, “për kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit”, për shkak të raketës së fundit balistike lëshuar nga Koreja e Veriut në mëngjes. Agjensia e Yonhap ka dhënë lajmin, duke cituar një zyrtar nga Zyra e Jashtme e Seulit. Raketa fluturoi mbi Japoni duke përfunduar në Paqësor jashtë Hokkaidos. Presidenti Donald Trump dhe kryeministri japonez Shinzo Abe kanë pasur një telefonatë urgjente për këtë çështje dhe ranë dakord për t’i bërë më shumë presion Phenianit.

Korea e Jugut, në përgjigje të raketës që këtë mëngjes u nisën nga Pheniani dhe fluturoi mbi territorin japonez para se të bie në ujërat në lindje të Hokkaidos, zhvilloi manovra ajrore me katër F-15 që lëshuan tetë bomba MK-84 në Pilseung, një kamp ushtarak në bregun lindor: zëdhënësi presidencial Park Su-hyun tha se drejtori i sigurisë kombëtare Chung-Yong EUi po zhvillon bisedime me homologun e tij të SHBA, HR McMaster, në lidhje me provokimin e fundit. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button