Bota

Koronavirus mund të zgjasë deri në 2021. “The Guardian” zbulon takimin sekret

Epidema e koronavirusit në Britani do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në spital 7.8 milionë njerëz. Këtë kanë thënë zyrtarët e Shëndetit Publik (NHS) në një takim sekret, sipas The Guardian që ka siguruar edhe dokumentin ku parashtrohet një parashikim i tillë.

Kjo është hera e parë që zyrtarët e Shëndetit Publik të cilët merren me rastet e shpërthimit të viruseve që pranonjë se koronavirusi do të qarkullojë për 12 muaj të tjerë dhe do shkaktojë një tendosje të madhe në sistemin tashmë të mbingarkuar shëndetësor.

Gjithashtu ata kanë përforcuar bindjen që rreth 80% e britanikëve do infektohen me koronavirus gjatë kësaj kohe.

Profesor Chris Whitty ka thënë më parë që shifra e lartë më të prekurit është skenari më i keq dhe sipas tij numri i të infektuarve mund të jetë më i vogël por në raportin e fundit thuhet se katër në pesë persona pritet të infektohen me virusin Covid-19.

Në raport thuhet konkretisht:  “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohet me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm dhe deri në 15%, 7.9 milion njerëz mund të shtrohen në spital”.

Nëse kjo ndodh vërtetë,  mund të çojë në pasoja të rënda si për sistemin e shëndetit publik britanik, për personelin e trajtimeve intensive dhe shërbime të tjera të rendit dhe sigurisë si policia, zjarrfikësja por edhe transporti.

Eksperti i Epidemiologjisë, Paul Hunter ka thënë se njerëzit do të shqetësohen nëse dëgjojnë se situata mund të zgjasë 12 muaj. Megjithatë shifrat dhe vlerësimet që janë dhënë deri tani nuk janë dhe fort të kuptueshme.

Sipas profesorit Hunter ka edhe një skenar tjetër ku virusi largohet në verë, nga fundi i qershorit dhe rikthehet në nëntor, ashtu siç ndodh me gripin e zakonshëm.  Duke thënë këtë, duket se bie edhe shpresa që virusi mund të zhdukej nga moti i ngrohtë i verës.

Raporti zbulon gjithashtu se 500 mijë njerëz nga 5 milionë të infektuarit në Britani do të shkaktojnë një krizë, pasi sipas përllogaritjeve do jenë punonjës të shërbimeve thelbësore të cilët pritet të infektohen gjatë kulmit të epidemisë që do zgjasë me muaj të tërë. Ndërsa tek 5 milionëshi i të prekurve, 1 milionë do jenë nga stafi i NHS-së dhe 1.5 milionë punonjës të kujdesit social.

Nëse kjo ndodh vërtetë, The Guardian logjikshëm shtron pyetjen: Po si do funksionojë Britania me këto shifra? Si do përballojë sistemi shëndetësor numrin e madh të njerëzve me simptoma të cilët duhet të testohen?

Por sipas skenarit britanik, tani e tutje do të testohen vetëm të sëmurët kritikë që tashmë janë shtruar në spitale, të moshuarit në azile dhe të burgosurit nga ku janë rapotuar rastet e para me koronavirus.

Një tjetër zyrtar nga NHS thotë se infeksioni që pritet të prekë 80% të popullit mund të çojë në vdekjen e më shumë se gjysmë milionë njerëz.

Nëse shkalla e vdekshmërisë rezulton të jetë 1%, kjo nënkupton 531.100 vdekje.

Edhe nëse insistohet që norma të jetë diku tek 0.6%, shifra e të vdekurve kap 318.660 njerëz.

Ekspertët që këshillojnë qeveritë në botë thonë se do ketë një kulm të rritjes së infeksionit dhe më pas një rënie. Ata parashikojnë se do ketë një rritje të ndjeshme të rasteve gjatë 10-14 javëve të ardhshme.

Sipas përllogaritjeve, koronavirusi pritet të arrijë kulmin nga mesi i qershorit, të qetësohet në ditët e verës dhe të rishfaqet në miajt e vjeshtës ose dimrit.

Strategjia e të gjitha vendeve është të vonojnë këtë kulm dhe ta zgjasin për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë më të afta të përballojnë.

Por ekziston mundësia që do dalin mënyra të reja trajtimi, ndonëse nuk specifikohet për lancimin e një vaksine, që edhe nëse është krijuar, do të kërkonte së paku 12 muaj të dilte në treg.

Leave a Reply

Back to top button