Public Health England ka publikuar raportin për të zbuluar pse njerëzit me prejardhje të pakicave etnike “në mënyrë disproporcionale” vdesin nga koronavirusi. Sipas tij mosha mbetet faktori më i madh i rrezikut. Të jesh mashkull është një tjetër. Por nëse heq moshën dhe seksin, njerëzit e përkatësisë etnike në Bangladesh kanë dyfish rrezikun e vdekjes sesa njerëzit me përkatësi të bardhë britanike. Rreziku është më i lartë edhe për etnitë e tjera aziatike dhe për njerëzit me ngjyrë. Por mbetet e paqartë pse.
Analizat mbi përkatësinë etnike dhe rrezikun nuk e konsideruan profesionin e një personi ose mbipeshën, edhe pse të dy janë faktorë të njohur të rrezikut për t’u sëmurë seriozisht me koronavirus. Pranohet se nevojitet më shumë punë për të kuptuar dhe këshilluar njerëzit në lidhje me rrezikun.
“Njerëzit janë kuptueshëm të zemëruar për padrejtësitë dhe si Sekretar i Shëndetësisë unë ndiej një përgjegjësi të thellë sepse kjo pandemi ka ekspozuar pabarazi të mëdha në shëndetin e kombit tonë.
“Është shumë e qartë se disa njerëz janë dukshëm më të prekshëm ndaj Covid-19 dhe kjo është diçka që unë jam i vendosur ta kuptoj plotësisht dhe të ndërmarr masa për të adresuar”.
Raporti thotë se njerëzit e moshës 80 ose më të vjetër kanë 70 herë më shumë të ngjarë të vdesin se ata nën 40 vjeç. Burrat në moshë pune të diagnostikuar me Covid-19 kanë dy herë më shumë të ngjarë të vdesin se gratë. Rreziku i vdekjes me koronavirus është më i lartë në mesin e atyre që jetojnë në pjesë më të privuara të Britanisë së Madhe. Raporti thotë se profesione të caktuara – roje sigurie, shofer taksie ose autobusë, punëtorë ndërtimi dhe staf të kujdesit shoqëror – kanë një rrezik më të madh. Për përkatësinë etnike, shkalla e vdekjes së koronavirusit ishte më e larta në mesin e njerëzve të grupeve etnike me ngjyrë dhe aziatikë, krahasuar me përkatësinë etnike britanike.