Bota

Koronavirus / Si të mbroni shëndetin mendor gjatë kësaj pandemie?

Koronavirusi e ka zhytur botën në pasiguri dhe lajmet e vazhdueshme për pandeminë mund të jenë ndonjëherë “të pamëshirshme”. E gjitha kjo sigurisht që ndikon te shëndeti mendor i njerëzve që përballen me çrregullime si ankthi për shembull.

Të qenit i shqetësuar për gjithë çfarë po ndodh është e kuptueshme, por nuk duhet anashkaluar fakti se mënyra e trajtimit të pandemisë mund t’i përkeqësojë problemet e shëndetit mendor.

Frika se mund të mos e kesh situatën në kontroll ose mund të jesh i/e paaftë për t’u përballur me vështirësitë është një nga elementet më të zakonshme të çrregullimeve të ankthit.

Pra, si mund ta mbrojmë shëndetin mendor?

1.Kufizoni lajmet dhe kini kujdes se çfarë lexoni

Leximi i shumë lajmeve për koronavirusin ka ndikuar që njerëzit të kenë atak paniku. Te qëndruarit larg faqeve të internetit – burimet e të cilave nuk janë të sigurta – ndikon pozitivisht te shëndeti mendor. Sigurisht që informimi është i rëndësishëm, por tregohuni selektivë në lidhje me çfarë dhe ku do të lexoni.

2.Një tjetër pikë e rëndësishme është kufizimi i kohës së shpenzuar në rrjete sociale. Nëse nuk ndiheni mirë, shmangini këto platforma.

3.Lani duart – por mos e teproni

Për njerëzit që vuajnë na OCD ose lloje ankthit, të dëgjuarit e “lani duart” mund të jetë e vështirë.

Lily Bailey, autore e një libri për OCD, thotë se “larja e duarve mund të jetë një nxitje për njerëzit që prej kohësh përpiqen të mbajnë nën kontroll OCD” (sindroma obsesive dhe detyruese).

4.Qëndroni në kontakt me njerëzit

Tani është koha përfekte për të qenë në kontakt me njerëzit. Sigurohuni t’i kontaktoni dhe të flisni. Të gjithë po përjetojmë të njëjtën gjë, ndaj situata është deri-diku lehtësisht e menaxhueshme. Përpiquni të jenë produktivë. Lexoni. Gatuani. Kërceni. Bëni çfarë ju sjell në humor.

5.Kemi nevojë për diell

Sigurohuni që t’i ndjeni rrezet e diellit t’ju bien në fytyrë (Kujdes: Vendosni SPF). Truri ka nevojë për diell, ndaj dilni në dritare/ballkon dhe shijoni një lëng portokalli. Bëni stërvitje. Hani mirë dhe qëndroni të hidratuar.

Specialistët e shëndetit mendor sugjerojnë:

a.Pranoni pasigurinë që po përjetoni dhe mos mendoni gjatë.

b.Mos reagoni. Thjesht pushoni dhe merrni frymë.

c.Mos besoni gjithçka që mendoni. Mendimet nuk janë fakte. Bindeni veten që mundeni.

d.Mos u përpiqni më shumë seç duhet të bllokoni mendimet. Lërini të rrjedhin. Nuk është e domosdoshme t’u jepni përgjigje. Gjithçka do të kalojë.

e.Përqëndrohuni tek e tashmja. Vini re frymëmarjen, ndjesitë. Shikoni gjërat që mund t’i prekni, mund t’i dëgjoni ose nuhatni. Tani për tani, përqëndrohuni te këto gjëra. Mos e shkëpusni mendimin diku gjetkë./abcnews.al

Leave a Reply

Back to top button