Covid19

Koronavirusi ”gjunjëzon” Anglinë, shkon në 9,594 numri i viktimave

Autoritetet angleze deklaruan sot se 657 persona kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, duke çuar në 9,594 numrin total të vdekjeve në Angli.

Pacientët ishin të moshës midis 26 dhe 100 vjeç, dhe 42 prej tyre (të moshës 30-98 vjeç) nuk vuanin nga sëmundje të tjera.

Shpërndarja e viktimave të ditës së sotme:

Lindja e Anglisë – 82
Londër – 130
Midlands – 125
North East & Yorkshire – 107
Në veri-perëndim – 94
Jug-Lindja – 73
Jug-perëndim – 46/bota.al/

Leave a Reply

Back to top button