Covid19

Koronavirusi godet dhe ekonominë e Portugalisë, rritet ndjeshëm papunësia

Kriza e koronavirusit do t’i shkaktojë Portugalisë një recesion ekonomik prej 6.9%, ndërsa shkalla e papunësisë pritet të arrijë në 9.6%, sipas shifrave të qeverisë.

Në vitin 2019, Portugalia kishte regjistruar një tepricë buxheti prej 0.2% të PBB-së, një rezultat historik për një vend i cili duhej të pësonte masa të ashpra shtrënguese për të kapërcyer krizën e borxhit në 2011.

Vendi ka raportuar mbi 34,000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 1.400 vdekje./bota.al

Leave a Reply

Back to top button