Bota

Kremlini beson vërtetë se Hilari Klintoni dëshiron të nisë një luftë me Rusinë

screen-shot-2016-09-09-at-16-03-19

Temperamenti i Hilarisë u bë i famshëm kur ajo u largua demonstrativisht nga një takim me ministrin e Jashtëm Lavrov, vetëm pak sekonda pasi kishin shkëmbyer komlimentat e rastit. Po kështu, perceptimi që Klintoni nuk është e qëndrueshme vetëm sa u përkeqësua prej fjalëve që ajo pinte shumë kur ishte kryediplomate e Amerikës. Nuk janë pak: janë akuza që kanë një peshë të madhe, në një vend që ia vë fajin alkoolizmit të Boris Jelsinit, për shumë prej dështimeve të fillmviteve nëntëdhjetë

“Nëse Hilari Klintoni zgjidhet presidente, atëherë bota do ta mbajë mend 25 gushtin 2016, si ditën kur ajo nisi Luftën e Dytë të Ftohtë”, ka shkruajtur Clinton Ehrlich në një artikull për Foreign Policy.

Në një fjalim muajin e kaluar për Donald Trumpin, Klintoni e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, si kumbarin e nacionalizmit ekstrem të krahut të djathtë. Për vëzhguesit e Kremlinit, nuk ishin aspak epitete rastësore. Dy vjet më parë, në fjalimin më të famshëm të karrierës së tij, Putini e akuzoi Perëndimin për mbëdhtetjen e marrjes së pushtetit me armë në Ukrainë, përmes “ekstremistëve, nacionalistëve dhe krahut të djathtë”. Hilaria jo vetëm e fyeu presidentin rus. Ajo e bëri duke përdorur fjalët e tij.

Në analizën e tij, e ndërtuar edhe mbi bazën e përvojës së akumuluar në studimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Ehrlich shkruan se “vendi që Hilari Klintoni përshkruante në fjalimin e saj të para dy javëve, ishte i panjohëshëm për shtetasit rusë. Antigrua? Qeveria e Putinit u ofron nënave që punojnë tre vite lejë me pagë. Jotolerant? Vetë presidenti mori pjesë në hapjen e xhamisë së madhe në Moskë. Racist? Putini shpesh herë mburr diversitetin etnik të Rusisë”. Rusëve iu duk se Klintoni po fabrikonte një arsyetim për të shtuar armiqësitë.

Më tej, në analizën për FP, autori ka edhe një shpjegim. www.bota.al

Sipas tij, Moska e percepton ish sekretaren e shtetit si një rrezik ekzistencial. Ekspertët e politikës së jashtme, me të cilët autori ka biseduar, nuk kishin aspak respekt për Klintonin. Sipas tyre, kapitulli më i dëmshëm i kohës që ajo ishte në krye të Departamentit të Shtetit, ishte ndërhyrja e NATO-s në Libi, që Rusia mund ta kishte penguar me veton në Këshillin e Sigurimit. Moska lejoi që misioni të vazhdonte, vetëm sepse Klintoni kishte premtuar që zona e ndalim-fluturimit nuk do të përdorej kurrësesi për ndryshim regjimi.

Dhe temperamenti i Hilarisë u bë i famshëm kur ajo u largua demonstrativisht nga një takim me ministrin e Jashtëm Lavrov, vetëm pak sekonda pasi kishin shkëmbyer komlimentat e rastit. Po kështu, perceptimi që Klintoni nuk është e qëndrueshme vetëm sa u përkeqësua prej fjalëve që ajo pinte shumë kur ishte kryediplomate e Amerikës. Nuk janë pak: janë akuza që kanë një peshë të madhe, në një vend që ia vë fajin alkoolizmit të Boris Jelsinit, për shumë prej dështimeve të fillmviteve nëntëdhjetë.

Dhe dallimet kulturore e kanë përkeqësuar situatën, vazhdon analiza. Në Rusi, ku edhe t’i buzëqeshësh një njeriu në rrugë konsiderohet sëmundje mendore, udhëheqësit duhet të projektojnë një pamje qetësie të palëkundur. Në këtë drejtim, Hilari ka shfaqur atë që ekspertëve rusë u duket si sjellje shqetësuese: lehje si qen, tundje koke, dhe ngërdhjeshje të ekzagjeruara. Dhe sipas kësaj analize, rusët nuk e duan Trumpin për shkak se ai manipulohet kollaj, por mbi të gjitha për shkak se agjenda e tij “Amerika e para”, i shkon shumë për shtat pikëpamjes që ai ka për marrëdhëniet ndërkombëtare. Për Moskën, “vetëm parashikueshmëria e realpolitikës mund të ofrojë koherencën dhe stabilitetin e nevojshëm për një paqe të qëndrueshme”, thuhet mes të tjerash në analizën e FP. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button