Fjala “i çmendur” përdoret aq lirshëm sot për të përshkruar një spektër të gjerë aktivitetesh, objektesh dhe njerëzish. Ju mund të shihni në një dhomë një vajzë që është duke u përpjekur të përshkruajë djalin që sapo ka takuar, dhe ndërsa sheh lart në hapësirë , teksa miqtë e saj heshtin duke tundur shishet e tyre me qumësht në mesin e suspansës, dhe pastaj ajo thotë me një psherëtimë e buzëqeshje të ëmbël, “ai është i çmendur”. S’ka gjë që kjo është një fjalë e lidhur me njerëz që janë të çmendur nga pikëpamja mjekësore.
Por ju s’ mund të fajësoni vajzën, pasi djali mund të jetë thjesht një nga dy llojet e njerëzve. Njëri është tipi që vesh një kostum, gjendet në zyrë 40 orë në javë, ka në plan të darkojë çdo të premte dhe mbrëmjen e së shtunës shkon në kinema; jeta ecën si një orë me kurdisje. Lloji tjetër vesh rrallë kostum, e urren autoritetin, shkruan një poemë të rastit që i përshkruan gjëra me fjalët më të pazakonta, dhe nuk është konformist; lloji që …