Militantët e shtetit të vetëshpallur islamik shkatërruan zonën arkeologjike të Nimrud, qytetit antik në Kalhu. Sipas një burimi zyrtar të zonës, militantët e ISIS më parë kanë lëvizur të gjitha objektet me blerë dhe më pas me disa buldozerë shkatërruan statujat, disa mure të mbetur dhe një kështjellë. Informacioni u konfirmua dhe nga ministria irakiane e turizmit dhe antikitetit që dha një deklaratë për shhtyp rreth ngjarjes. Nimrud ndodhet rreth 30 kilometra larg Mosulit, qytet që ndodhet nën kontrollin e ISIS që nga qershori i një viti më parë. Nga Mosuli vinin dhe pamjet që një javë më parë skandalizuan botën. Ato të shkatërrimit të statujave dhe të monumenteve që ndodheshin në muzeun e qytetit. Për qeverinë irakiene kjo është një sfidë ndaj botës që ISIS do të lëshojë duke shkatërruar pasuri kulturore me një vlerë të pacmueshme dhe që datojnë në shekullin e 13 para Krishtit.
1 minute read