Bota

Krimi horror që ka tronditur Japoninë.

Krimet në Japoni janë të pakta, me 0.3 % tentativa për vrasje në 100 000 banorë. Megjithatë sot Japonia është tronditur nga një krim makabër. Policia konfirmoi se ka arrestuar Takahiro Shiraishi, 27 vjeç në një apartament në lagjen Zama në jug të kryeqytetit. Ajo që ka tronditur japonezët ishte deklarata e Shiraishit para policisë: “I vrava dhe u bëra diçka trupave për të fshehur provat.”  Një nga trupat ishte prerë dhe futur në kutitë e ushqimit të maceve në frigorifer. Jiji Press tregon se Shiraishi i preu trupat në banjo, në shtëpinë e tij, ku iu gjet edhe një sharrë. Trupat që u gjetën në shtëpinë e tij i përkisnin 8 grave dhe një burri. Në fillim policia e nisi hetimin nga zhdukja e një vajze 23 vjeç dhe më pas gjeti një lidhje mes saj dhe Shiraishit. Sipas Jiji Press u gjetën në një frigorifer në hyrje të apartamentiti 2 koka dhe më pas përfundoi hetimi.

Leave a Reply

Back to top button