Histori

Kriminalizimi i së vërtetës/Mos e thoni kurrë këtë shpehje…

Pjesë nga intervista me Jan T. Gross, një historian polak dhe ish-pjesëtar i partisë socialiste që i rezistoi Luftës së Dytë Botërore.

Kushtetuta polake, deri më sot e përbërë nga ligje të drejta dhe të arsyeshme, ka adoptuar së fundmi një ligj të ri, absuditeti i të cilit ngjall një lloj kundërshtie me vetveten. Ky ligj klasifikon të  dënueshëm çdo lloj referimi të polakëve si “bashkëfajtorë për Holokaustin”. Por historia I përket të shkuarës, ndërsa  ligji shqetëson të tashmen.

Jan T. Gross

Polonia sapo ka miratuar ligjin që i ndalon mediat dhe politikanët e huaj të përdorin frazën “Kampet Polake të vdekjes”. Çfarë menduat kur e dëgjuat këtë  për herë të parë nga goja e ish-presidentit Obama apo ish-drejtorit të FBI James Comey?

Gross: Është lehtësisht e kuptueshme që në fakt ata i referohen  vendndodhjes gjeografike të kampeve. Sigurisht që ata janë në dijeni se ishin nazistët përgjegjës të asaj makinerie vrasëse.

A mendoni se kjo shprehje do të bëhet pre e keqkuptimeve në të ardhmen për brezin e ri, shumë pak të informuar mbi historinë?

Gross:Interpretimi i gabuar i kësaj fraze e ka gjenezën akoma më herët. Por asnjë njeri normal nuk thotë “Kampet Polake të vdekjes” dhe të nënkuptojë  që polakët i ndërtuan dhe operuan në to. Në qoftë se mbështetësit e kësaj ideje do donin ta penalizonin këtë frazë, atëherë ata do ta kishin futur në kushtetutë ligjin kundër saj me kohë. Ata nuk e bënë edhe pse kishin shumë kohë për të manovruar. Ministria e Jashtme i paralajmëroi ata se si mund të pritej lajmi dhe ata u këshilluan me ekpsertë ligjorë të opinionit publik, megjithate ministri i drejtësisë i injoroi të gjithë./The Guardian-Bota.al

Leave a Reply

Back to top button