Analiza

Kriza e Greqisë mund të jetë e mirë për Evropën

Screen Shot 2015-07-03 at 2.10.00 PM

Nga David Ignatius

Shumë komentues e kanë parë krizën financiare greke si një ushtrim të marrëzisë. Për shembull, ish-Sekretari i Thesarit, Leri Samers, e krahasoi atë muajin e shkuar me Luftën e Parë Botërore, për të cilën historianët “edhe një shekull më vonë, janë dyshues nëse ajo ka ndodhur”.

Por ndoshta përplasja e hidhur mbi vazhdimin e anëtarësisë së Greqisë në eurozonë, në fakt do të provohet të jetë diçka e mirë për të gjithë të interesuarit. Kjo për shkak se politika mizore e lojës me zjarrin dhe linja e falimentimit së bankave mund të zhduket, dhe bashkë me të një herë e mirë edhe atmosfera surreale që e ka shoqëruar monedhën e përbashkët, qëkur ajo filloi të përdorej 13 vjet më parë.

Unë jetoja në Francë në janar të vitit 2002, kur euro u ul fut në përdorimin e përditshëm, e paketuar në monedha të panumurta dhe fatura. Për aq sa u provua, ajo ishte një monedhë e re dhe e parrezikshme, derisa goditi kriza greke, ndërsa Athina kishte qenë deri atëherë si Liza në Botën e Çudirave në eurozonë.

Në pjesën dërrmuese, evropianët nuk votuan për monedhën euro. Ata rrallë ftoheshin të votonin, mbi çdo gjë që kishte lidhje me “Projektin Europian”, që të mos shkaktonin ato që elitat i cilësojnë si vendime të gabuara. E njëjta gjë vlen edhe me planin për një referendum grek këtë të djelë.

Ajo që do të vendosin grekët mbetet një mister, përderisa kaq shumë oferta të shpëtimit janë zgjeruar dhe më pas tërhequr. Por pavarësisht kësaj, euro-dijetarët duket se e urrejnë idenë e një referendumi të tillë. Ata e trajtojnë këtë proces si një tradhëti nga ana e kryeministrit grek Aleksis Cipras.

Implikimi delikat, është se ai duhet të detyrojë arritjen e një marrëveshje mbi vendin e tij. Vetë Cipras, ka treguar se është i aftë për manovra devijuese. Por vendosja e kësaj çështje në duart e popullit grek, më jep përshtypjen e një ideje të ndjeshme, pikërisht për shkak se ajo do të prodhojë një referendum të nënkuptuar, brenda ose jashtë, mbi euron dhe sakrificat e nevojshme për ta mbajtur atë.

Grekët që pranojnë një paketë shpëtimi me masa të tjera të ashpra kursimi, për ta mbajtur euron si monedhën e tyre, do të mësojnë se për çfarë janë duke vuajtur – dhe ata do ta zotërojnë vendimin. Nëse e refuzojnë marrëveshjen dhe kryejnë një euro-vetëvrasje, ky do të jetë gjithashtu një verdikt i tyre.

Spektakli publik i vuajtjeve të Greqisë, ka patur disa përfitime perverse gjithashtu, në shkatërrimin e të mendimit të magjishëm që e ka shoqëruar euron. Grekët po mësojnë pasojat e tmerrshme të një borxhi të pakujdesshëm. Pjesa tjetër e Evropës, po e njeh rrezikun moral, duke i dhënë Greqisë një shtytje – dhe inkurajuar kombet debitore në të gjithë Evropën (dhe radikalet e tyre të krahut të majtë) të besojnë se ka një kurdisje për t’u arratisur nga realiteti.

Komentatorët përqeshin gjermanët (dhe grekët gjithashtu) për përzierjen e ekonomisë me moralin. Na vjen keq, por ato janë të përziera. Paraja dhe financat kërkojnë besimin, që shënimet në letër dhe shifrat elektronike në ekran, përfaqësojnë vlera reale. Kur ai besim zhduket, sistemet shpërthejnë. Ruajtja e besimit, është pjesërisht një e loje morali.

Ajo për të cilën ka nevojë euro është konsensusi publik, të cilën elitat nuk kanë qenë shumë të gatshme për ta kërkuar. Evropa ka patur shumë pak referendume. Traktati i Mastrihtit i vitit 1992 që krijoi euron, u votua nga vetëm 3 vende. Në Francë, ai u miratua me një diferencë të lehtë prej 51.1 përqind. Në Danimarkë, traktati u hodh poshtë në një referendum të parë, pastaj u miratua në rivotimin e vitit të ardhshëm. Vetëm në Irlandë, e cila ishte e vetëdijshme se ishte duke përfituar një marrëveshje të ëmbël që financonte një flluskë të madhe (dhe gati shkatërruese) kreditimi, dokumenti u miratua me një shumicë dërrmuese prej 68.7 përqind.

Bashkimi Evropian, vuan nga një mungesë e ngjashme e bazamentit demokratik. Kushtetuta Evropiane, iu nënshtrua votimit në vetëm 4 vende në vitin 2005. Dy prej tyre, Franca dhe Holanda e kundërshtuan atë, respektivisht me 54.9 dhe 61.5 përqind, dhe kushtetuta u braktis.

Ajo u zëvendësua dinakërisht nga Traktati i Lisbonës. Kjo pakt uniteti, u testua me një referendum në një vend të vetëm, Irlanda, ku u refuzua për herë të parë, në vitin 2008, dhe pastaj u miratua vitin e ardhshëm. Nuk është një rekord frymëzues i mbështetjes demokratike.

Elitat u sollën sikur këto pengesa elektorale, të ishin shenjë e pakënaqësive me një sfond populist – një version politik i huliganizmit në futboll. Pra, ata ecën përpara duke u zhytur më thellë – deri sa ndodhi drama greke. Euro në vitet e saj të para ishte si një lloj pengu ngacmues;kishte fillimisht një normë të ulët interesi që maskoi një flluskë financiare.

Grekët dëshironin të ishin në gjendje të bënin pazar me një kartë krediti gjermane. Gjermanët nga ana e tyre ecën së bashku për hir të unitetit evropian, por ata nuk e pëlqyen faktin që kishin për të paguar faturat. Me krizën greke, doli në shesh e gjithë e vërteta.

Paketa shpëtimi, ultimatume, trazira në rrugë, falimentime, akte të dhimbshme shpirt-kërkuese, sesi Evropa dëshiron të jetojë dhe kush do të paguajë për të. Në një periudhë afatgjatë, kjo ka të ngjarë të jetë një gjë e mirë. Kjo do të krijojë para të vërteta për ata që janë të gatshëm ta paguajnë çmimin.

“The Washington Post” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button