Nga Lionel Laurent
“Bloomberg”
Aroma e gazit natyror mendohet rrallë si një rrezik për një recesion ekonomik në Evropë. E megjithatë, studiuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar e renditën pikërisht atë këtë javë, si një nga disa faktorët e mundshëm, që mund të thellojë koston e një krize të madhe të furnizimit me gaz të Bashkimit Evropian.
Rreziqe të tjera përfshijnë linja të kufizuara të furnizimit midis disa vendeve, nivele të pabarabarta të ruajtjes së gazit në të gjithë Evropën, përpara atij që mund të jetë një dimër i egër, dhe ngurrimin nga disa qeveri për të marrë vendime të vështira në aspektin politik.
Tek këto të fundit, përfshihet shtyrja e mbylljes së centraleve bërthamore në Gjermani, apo adresimi i problemit të lëkundjeve sizmike, si pasojë e aktivitetit njerëzor në fushat e gazit nëGroningen të Holandës.
Këto sfida e bëjnë Evropën shumë të prekshme ndaj një forme të shantazhi energjetik nga Rusia, që përbën burimin e rreth 40 për qind të konsumit të gazit të BE-së. NdërkohëVladimir Putin, po synon të shfrytëzojë përçarjet midis kundërshtarëve perëndimore tëpushtimit të tij në Ukrainë.
Moska ka ndërprerë tashmë plotësisht dërgesat e gazit tek një pjesë e vendeve të BE-së, duke përfshirë Poloninë, Danimarkën dhe Holandën. Por sipas studiuesve të FMN-së, njëndërprerje e plotë për të gjitha vendet e bllokut, mund të sjellë një rënie me të paktën 2.65 për qind të PBB–së së BE-së.
Po si mund ta përballojë këtë BE-ja kërcënim? Një plan i paraqitur nga Komisioni Evropian të mërkurën, synon të nxisë vendet të ecin drejt një rrugë jopopullore por të nevojshme:atë tëreduktimit të kërkesës.
Duke bërë thirrje për një ulje fillimisht vullnetare prej 15 për qind të përdorimit të gazit natyror nga shtetet anëtare, ideja është të rrënjoset ndjenja e veprimit dhe sakrificës kolektive,e ngjashme me “maturinë e përdorimit të energjisë” të propozuar nga administrata e presidentit francez Emmanuel Macron.
Kjo është logjike në situatën aktuale, por është ndërkaq edhe një mekanizëm shumë i ashpër, që mund ta dobësojë unitetin, në vend se ta forcojë atë. Mbështetja tek gazi rus ndryshon shumë nga vendi në vend. Sipas Institutit Bruegel me seli në Bruksel, një rënie me 15 për qind të konsumit në krahasim me nivelet mesatare të para pushtimit, do të kompensonte ndalesën e importeve nga Rusia.
Por reduktimet e kërkuara nga shtetet anëtare, do të variojnë nga 0 në 54 për qind. Nëse nisin gjobat nga Brukseli për të zbatuar këto reduktime, sherret brenda unionit mund tëpërshkallëzohen në mënyrë të rrezikshme. Në vend të kësaj, për të inkurajuar bashkëpuniminduhet të përdoren edhe “karotat”, dhe jo vetëm “shkopinjtë”.
Në mënyrë ideale, kjo mund të arrihet përmes një “pazari të madh”, thotë Georg Zachmann i Institutit Bruegel. Një marrëveshje e tillë, do të përfshinte përqendrimin si tek kërkesa, por edhe tek oferta. Përtej sigurimit të ndërtimit të linjave të reja të transportit, si dhe furnizimeve me LNG nga jashtë, udhëheqësit e BE-së duhet të konsultohen me njëri-tjetrin për të marrë masat më të ashpra për të mirën e përbashkët.
Vonesa e mbylljes së centraleve bërthamore, pompimi i më shumë gaz nga fushat eGroningenit, dhe djegia e qymyrit për qëllime emergjente, do të ishte politikisht jopopullore. Por do të shërbente për të reduktuar varësinë nga Rusia, dhe për të rritur magazinimin e gazit, të paktën në një periudhë afatshkurtër.
Reduktimi i nevojshëm i kërkesës për gaz, do të ndihmohej edhe nga bashkimi i burimeve energjetike dhe financiare. Për shembull, mund të sigurohen fonde për ndërtimin e shtëpive të forta anti-sizmike në Groningen. Dhe në kuadrin e frymës së përgjigjes së përbashkët të BE-së ndaj Covid-19, ajo duhet të mbështesë gjithashtu edhe familjet më të cenueshme nga kriza.
Sipas Komisionit Evropian, rritjet e çmimeve e kanë rritur tashmë në bllok koston e konsumit të përgjithshëm për frymë, mesatarisht 160 euro në muaj. Ndihma mund të marrë formën e një fondi kompensimi për familjet më të brishta ekonomikisht, i financuar nga huamarrja e përbashkët e BE-së.
Kjo lloj marrëveshje e madhe ka shumë kuptim, veçanërisht pasi Franca dhe Gjermania – promotorët e politikë–bërjes në union – po përballen me sfida në tranzicionin e tyre energjetik. Franca nuk është e varur nga gazi rus. Por situata e centraleve të saj bërthamore është e rënduar, dhe shteti po propozon shtetëzimin e kompanisë “Electricite de France SA” me një kosto prej rreth 10 miliardë dollarësh.
Ndërkaq, Gjermania po përballet me një “moment si ai i Lehman Brothers”, teksa një krizë e mungesës së gazit po e ndëshkon rëndë industrinë e saj dhe kompanitë e mëdha si Uniper SE.Por një përpjekje e tillë do të kërkonte një udhëheqje të fortë, e cila në fakt ka munguar.
Tendenca e deritanishme, ka qenë miratimi i masave kombëtare për të zbutur pasojat e inflacionit, në vend se të dërgohet një mesazh akoma më i vështirë për uljen e kërkesës, nënjë që kohë që rritet bashkëpunimi, apo braktisen parimet e kahershme për energjinë bërthamore.
Udhëheqësit e BE-së si presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz, duhet të bëjnë thirrje jo vetëm për “gjak, djersë dhe lot” si sakrificë për luftën, por të apelojnë për solidaritet në shpërndarjen e barrës së krizës, për t’i rezistuar si duhet presionit të Putinit. Kriza aktuale kërkon sovranitet si dhe maturi. Deri atëherë, aroma e gazit natyror do t’i ngjajë më shumë disfatës.