Për të kuptuar më mirë kërkesat e ashpra të Volfgang Shojbles, në bisedimet për planin e ri të shpëtimit ndaj Greqisë, shikoni se çfarë i ka shkaktuar ai 25 vite më parë ish-Gjermanisë Lindore, në momentin e ribashkimit
Nga Dirk Laabs
Çdo dramë ka nevojë për një personazh kryesor negativ, dhe në aktin e fundit të krizës greke Volfgang Shojble, ministri 72-vjeçar gjerman i financave, është shfaqur si një batakçi i shquar: kritikët e shohin atë si një teknokrat të pamëshirshëm që vuri nën morsë një vend të tërë, dhe tani planifikon t’ia heqë asetet e tij financiare. Një pjesë e marrëveshjes së ndihmës, ka skandalizuar veçanërisht shumë evropianë: propozimi për të krijuar një fond të caktuar…