Bota

Kronologjia / Të gjitha goditjet e terrorit mbi Evropën

Metropolet europiane gjatë viteve të fundit kanë qenë në shënejstër të terrorit. Një kronologji e sulmeve terroriste në Europë.

Gusht 2017, Barcelonë

Në bulevardin e frekuentuar nga turistët La Rambla një automjet mësyn në masën e njerëzve. Policia bën fjalë për sulm terrorist. 12 viktima, 80 të plagosur.

Qershor 2017, Londër

Një makinë furnizimi, sipas të dhënave të policisë në mbrëmje vonë në urën e Londrës mësyn ndaj një grupi këmbësorësh. Automjeti udhëton në shëtitoren Borough Market. Atje tre atentatorë sulmojnë njerëzit me thikë. Gjithsej gjejnë vdekjen shtatë vetë – mbi dhjetë të tjerë plagosen. “Shteti Islamik” merr mbi vete përgjegjësinë për sulmin.

Maj 2017, Manchester

Pas një koncerti pop të këngëtares amerikane Ariana Grande, Selman Abedi i njohur prej policisë hidhet në erë. Ai vret 23 vetë dhe plagos 120 të tjerë. Shumë nga të vdekurit janë fëmijë, më i vogli tetë vjeç. Ky është sulmi më i rëndë në Britaninë e Madhe që nga viti 2005.

Prill 2017, Paris

Një person hap zjarr ndaj autobusit të policisë. Sulmi ndodh në mbrëmje në bulevardin Champs-Élysées. Shoferi i autobusit vdes gjatë atentatit, tre kalimtarë gjejnë vdekjen. Atentatori qëllohet nga patrulla e policisë. Autoritetet hetimore bëjnë fjalë për motive islamiste.

Prill 2017, Stokholm

Një kamion i parkuar mësyn në ndaj një qendre tregu në kryeqytetin suedez fillimisht ndaj masës së njerëzve e më pas në një magazinë. Pesë vetë gjejnë vdekjen, 15 plagosen. Po atë ditë policia arreston një 35 vjecar uzbekas i dyshuar për terrorizëm.

Mars 2017, Londër

Një atentator mësyn me makinë qëllimisht ndaj kalimtarëve në një urë në qendër të Londrës dhe më pas godet për vdekje me thikë një polic. Nga viktimat në urë katër gjejnë vdekjen prej plagëve. Forcat e rendit e vrasin atentatorin.

Dhjetor 2016, Berlin

Pak para Krishtlindjeve kryeqyteti gjerman vihet në shënjestër të një sulmi terrorist. Dymbëdhjetë vetë gjejnë vdekjen, kur atentatori, një ithtar i “Shtetit Islamik” nget një maune në mes të masës së njerëzve në tregun e Krishtlindjeve. Pak ditë më pas 24 vjeçari nga Tunizia qëllohet nga policia gjatë një kontrolli në afërsi të Milanos

Korrik 2016, Nicë

Një atentator mësyn me kamion në bulevardin e plazhit në Nicë. 86  vetë gjejnë vdekjen, mbi 400 plagosen. Shteti Islamik, sipas të dhënave të organit informativ të tij “Amak” është përgjegjës për atentatin.

Mars 2016: Belgjika në shok pas sulmeve me bombë

Një seri sulmesh me bombë në aeroport dhe në stacionin e metrosë e prekin Belgjikën deri në palcë. 20 vetë gjetën vdekjen në metro dhe 14 të tjerë në aeroportin Zaventem. Kryeministri Charles Michel katër orë pas atentateve në Bruksel, konfirmoi se ato ishin sulme terroriste.

Nëntor 2015: Parisi në shok

Gjatë sulmeve të koordinuara në Paris gjejnë vdekjen 129 vetë dhe rreth 300 të tjerë plagosen. Përgjegjësinë për atentatet e morën milicët terroristë të “Shtetit Islamik”. Disa atentatorë pothuajse njëkohësisht kryejnë gjashtë sulme në bare dhe restorante si dhe në një qendër tregtare e në një sallë koncertesh.

Janar 2015: Sulm ndaj lirisë së shtypit

Dy antentatorë turren në mjediset e redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris dhe vrasin dymbëdhjetë vetë. Në një supermaket kosha një aksion pengmarrjeje përfundon me katër të vdekur. Të gjithë atentatorët qëllohen nga forcat e rendit.

Maj 2014: I kthyeri nga Siria vret

Në hyrjen e Muzeut Hebre në Bruksel një person i armatosur vret katër vetë. Atentatori nuk ishte i panjohur. Ai ishte radikalizuar në burg dhe për një vit kishte luftuar si xhihadist në Siri.

Maj 2013: Rasti Lee Rigby

Ushtari britanik Lee Rigby përplaset nga një makinë në një periferi të Londrës dhe më pas vritet nga personat që ndodheshin në makinë duke u goditur me thika dhe satër. Pas aktit dorasit nuk largohen, por lejojnë të filmohen prej kalimtarëve.

Korrik 2012: Terrori arrin Bullgarinë

Nga sulmi ndaj një autobusi turistik me turistë izraelitë vriten shtatë vetë, 30 vetë plagosen. Pas kësaj organizata libanezo-shiite Hisbollah bëhet përgjegjëse për sulmin.

Mars 2012: Ushtarët në shënjestër

Në Tuluzë të Francës një ushtar vritet duke u qëlluar në kokë i vënë saktë në shënjetër. Katër ditë më pas pasojnë katër vrasje. Në një letër dorasi shkruan, se do të hakmerret ndaj misionit të Ushtrisë Franceze në Afganistan.

Mars.2012: Edhe hebrejtë në shënjestër

Gjatë një sulmi tjetër atentatori i Tuluzës vret një mësues dhe tre fëmijë para një shkolle. Ai është radikalizuar në grupet salafiste dhe e cilëson veten si luftëtar të shenjtë të mandatuar prej al-Kaidas.

Mars 2011: Gjermania në shënjestër

Atentatori Arid Uka qëllon me objektiv të qartë ndaj një autobusi ku ndodheshin ushtarë të paarmatosur të SHBA-së në aeroportin e Frankfurtit. Ai vret dy ushtarë dhe tre persona të tjerë plagosen rëndë. Ky atentat konsiderohet si i pari sulm islamist në Gjermani.

Nëntor 2011: Sulm ndaj satirës

Revista satirike franceze “Charlie Hebdo” pas botimeve kritike ndaj Islamit bie viktimë e një sulmi. Shishe molotov hidhen gjatë natës nga dritaret në mjediset e redaksisë. Për fat nuk plagoset askush.

Dhjetor 2010: Frikë nga terrori në Suedi

Një makinë shpërthen në një cep rruge në qendër të Stokholmit. Pak pas kësaj pak metra më tutje një kamikaz hidhet në erë. Fat në fatkeqësi: ka vetëm të plagosur dhe asnjë të vdekur pas sulmeve.

Korrik 2007: Sulm në aeroport

Një ditë pasi policia britanike parandaloi një sulm me një automjet bombë në Londër, një fuoristradë vërshon në sallën e chek-in në aeroportin e Glalsgout dhe merr zjarr. Pesë vetë plagosen rëndë.

Korrik 2005: Londra në shok

Pothuajse njëkohësisht katër atentatorë aktivizojnë në autobusët dhe metrotë e Londrës bombat që mbanin çantat e tyre të shpinës. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm humbasin jetën 52 vetë, qindra plagosen. Akti mbetet i pandëshkuar, tre nga të implikuarit u lanë të lirë.

Nëntor 2004: Vrasje satirikut

Regjisori, publicisit dhe satiriku Theo van Gogh kërcënohet me vrasje pas shfaqjes së filmit të tij “Submission” mbi shtypjen e gruas nga Islami dhe vritet në Amsterdam në mes të rrugës nga një islamist.

Mars 2004: Atentate me bomba nëpër trena

Në Madrid shpërthejnë dhjetë bomba në trena lokalë të tejmbushur me pasagjerë, si pasojë vriten 191 vetë dhe mbi 1800 të tjerë plagosen. Një gjykatë spanjolle dënon 21 nga 28 atentatorët e Al-Kaidas me më shumë se 40.000 vjet burgim.

Nëntor 2003: Terror në Stamboll

Gjatë një sulmi me bombë ndaj ambasadës britanike dhe një banke britanike në Stamboll vriten 33 vetë, mbi 400 plagosen. Kundër 73 islamistëve që identifikohen si atentatorë dhe kundër 40 atentatorëve të mbijetuar vendosen dënime me burgim.

Nëntor 2003: Sinagogat në shënjestër

Në Stamboll gjejnë vdekjen 23 vetë gjatë sulmeve të kamikazëve ndaj dy sinagogave më të mëdha të këtij metropoli. Në të njëjtën kohë nga shpërthimi i disa automjeteve bombë në rrugë të frekuentuara plagosen rëndë 300 vetë. / Deutsche Welle

Leave a Reply

Back to top button