Covid19

Kryeministri japonez: Lojrat Olimpike do të mbahen si shenjë fitoreje ndaj pandemisë

Do të jetë e vështirë që Lojërat Olimpike të Tokios të planifikuara për 2021 të mbahen nëse pandemia e koronavirusit nuk ka përfunduar, tha sot kryeministri japonez Shinzo Abe.

Lojërat Olimpike në Tokio u shtynë deri në vitin e ardhshëm pas përhapjes së shpejtë të pandemisë. Por Abe u duk i dyshimtë nëse ato do të zhvillohen.

Reuters raporton se kur u pyet nga një ligjvënës i opozitës nëse Tokio mund të presë Lojërat vitin e ardhshëm, Abe i tha parlamentit: “Lojërat Olimpike duhet të mbahen në një mënyrë që tregon se bota ka fituar betejën e saj kundër pandemisë së koronavirusi.

“Përndryshe, do të jetë e vështirë të mbahen.”/bota.al/

Leave a Reply

Back to top button