Covid19

Kryeministri rus infektohet me koronavirus

Kryeministri rus Mikhail Mishustin ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mishustin zbuloi se ai ishte infektuar gjatë një telefonate me Vladimir Putin, njoftuan agjencitë shtetërore të lajmeve ruse ditëne sotme. Nuk ishte e qartë menjëherë se sa e rëndë ishte situata, megjithëse një agjenci lajmesh raportoi se ai kishte një temperaturë të lartë prej 39 gradë, raporton The Guardian.

Mishustin ka për detyrë të udhëheqë situatën e qeverisë ndaj shpërthimit të koronavirusit, i cili sot tejkaloi 100,000 raste pozitive. Zëvendëskryeministri Andrei Belousov do të marrë detyrat në mungesë të tij, tha Mishustin.

“I dashur Vladimir Vladimirovich, sapo kam zbuluar se testet që dhashë për koronavirus kanë rezultuar pozitive. Në përputhje me rrethanat … Do të shkoj në izolim, duke përmbushur urdhërat e mjekëve. Kjo është e nevojshme të bëhet për të mbrojtur kolegët e mi, “njoftoi Mishustin Putin gjatë një telefonate.

Leave a Reply

Back to top button