Në epokën e pas-Luftës së Ftohtë, të djathtët madje edhe disa në të majtë, janë duke luajtur një lojë të re: “Kush është diktatori juaj i preferuar?”
Nga John Feffer
“Institute for Policy Studies”
Ideologët e krahut të djathtë mbështetën udhëheqës autoritarë si Augusto Pinoçet i Kilit, ndërsa ideologët e krahut të majtë u thurrnin himne udhëheqësve komunistë, si Fidel Kastro i Kubës. Njëra palë përqafonte shahun e Iranit dhe Ferdinand Markosin e Filipineve si “këlyshët tanë”, dhe pala tjetër glorifikonte Brezhnjevin, Maon apo Mugaben e Zimbabves, si “njerëz të popullit”.